Ja si e shprehte Viktor Hygo vlerësimin për Ali Pashën dhe Marko Boçarin…

Viktor Hygo (1802-1885) ishte shkrimtar francez, që renditet ndër më të mëdhenjtë në Francë por edhe në mbarë botën. Shquhet, veçanërisht për kontributin e rëndësishëm politik në krah të luftëtarëve francezë kundër Perandorisë së Dytë si mbrojtës i regjimit republikan.

Ka një veprimtari të gjerë letrare që përfshin: romanin, poezinë dhe teatrin. U rreshtua së bashku me të tjerë autorë që u angazhuan në mbrojtje të revolucionit dhe revolucionarëve grekë.

Mes atyre revolucionarëve, bëmave të tyre ngadhënjyese, të pashoqe për kohën Hygoi veçon mençurinë, trimërinë e bukurinë shqiptare.

Më 1829, boton vëllimin poetik “Orientalët” nga e cila po japim disa pjesë nga parathënia:

Ali Pasha ky kolos

“Gjithë kontinenti po anon nga Orienti. Do të shohim gjër të mëdha. Barbaria e vjetër aziatike ndoshta nuk është aq e zhveshur nga njerëz të mëdhenj sa ç’pandeh qytetërimi ynë.

Duhet rikujtuar se ajo prodhoi të vetmin kolos që ky shekull mundi të vërë ballë përballë Bonapartit, mjaft që edhe Bonaparti të kish parë silah; atë njeri gjeni, turk e tartar në të vërtetë, atë Ali Pashë që është për Napoleonin çka është tigri për luanin, skifteri për shqiponjën…”

Pjesë nga poema: “Kokat nga Sarajit” ku vërejmë frymëzimin e Viktor Hygoit nga rënia e Misolongjit, më 22 prill 1826./ZgjohuShqiptar.info

Zëri i parë

“Ka jam kështu?… topçi gati!

Shpejt te velat!…

Vëllezër, Misolongji në flukë na thërret,

Turqit janë dyndur mureve fisnike të tij,

Mbrapsh nga kanë ardhë, anijet e tyre t’i kthejmë,

Pishtari im, o kapedanë!

Për ju qoftë far, për ta rrufe t’i përpijë në varr!

“Lamtumirë atdhe krenar, Hidra, Sparti e re!

Liri e sapoardhur me këngë shpreh hare;

Me velat veshur të tuat mure, qytet marinarësh!

Lamtumirë! E dua ishullin tënd që shpresën tonë mban në gji.

Vëllezër, në u kthefsha me Misolongjin shpëtuar,

Për Krishtin ngrini në këmbë një kishë të re.”

-IV-

Zëri i dytë

“Po Kanaris, je duke parë vetë sarajin dhe kryet e mi,

Shkulur prej qivuri për të kremtuar këtë buhi.

Turqit gjer në varr më ndoqën pas.

Shihni pra! Këto eshtra të thara janë preja e tyre,

Për sulltan madhin, ja prej Boçarit

ç’la krimb i varrit? (Është jala për gjeneralin e famshëm Marko Boçarin, vrarë në 1823 në Misolongji)

Po Boçaris, Josif Kanaris, ju të shenjtat hije

Përmes vdekjes, zërat tuaj të shuar ajo do dëgjojë;

Mbi ballin tuaj, vetë plagën gjurmëlënëse do vështrojë

Në luftra, krahu juaj prej kohësh është dalluar;

Të vdekur, që të treve ju dragën duart e liga.

Pas Termopileve (beteja e 300 spartënëve), Kalvari juaj erdh’;

Për tërë përkushtimet, gjaku që kishit, lumë u derdh.”

Qershor 1826

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9280,Camëri,119,Editorial,2037,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1475,Iliridë,289,Kosovë,2694,Kulture,723,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ja si e shprehte Viktor Hygo vlerësimin për Ali Pashën dhe Marko Boçarin…
Ja si e shprehte Viktor Hygo vlerësimin për Ali Pashën dhe Marko Boçarin…
Ja si e shprehte Viktor Hygo vlerësimin për Ali Pashën dhe Marko Boçarin…
https://3.bp.blogspot.com/-21Zy9sketP8/WlJE72Z0JSI/AAAAAAAAOVU/G2GBynf3pGEU3KZuB8OWrOPB7Zc0FWQLgCLcBGAs/s640/hab-696x418.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-21Zy9sketP8/WlJE72Z0JSI/AAAAAAAAOVU/G2GBynf3pGEU3KZuB8OWrOPB7Zc0FWQLgCLcBGAs/s72-c/hab-696x418.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ja-si-e-shprehte-viktor-hygo-vleresimin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ja-si-e-shprehte-viktor-hygo-vleresimin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy