Kalaja e Beratit, atraksioni i mbi 74 mijë turistëve gjatë 2017

Trashëgimia kulturore dhe natyrore i sollën Beratit gjatë vitit 2017 një numër te konsiderueshëm turistësh duke e kthyer në një nga destinacionet e përzgjedhur dhe të pashmangshëm për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Turizmi po rezulton sektori me të ardhurat më pozitive duke sjellë kështu rritjen e të ardhurave ekonomike lokale dhe kombëtare.

Nga të dhënat e publikuara Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Beratit shihet se në periudhën kohore janar-dhjetor 2017, janë 74019 turistë që kanë vizituar kalanë e këtij qyteti.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.

Ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri që vazhdon edhe sot të ketë një jetë intensive brenda mureve të saj rrethues.

Deri në shekullin XIII qyteti mesjetar zhvillohej kryesisht brenda territorit të kalasë, ku, përveç shumë monumenteve me karakter religjioz, mbrojtës dhe inxhinierik, kishte edhe një numër të konsiderueshëm banesash.

Pamjen e sotme arkitektonike dhe urbanistike, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, kalaja e mori gjatë shekujve XVIII-XIX. Si çdo vendbanim tjetër i fortifikuar, zhvillimi urbanistik është ndikuar drejtpërsëdrejti nga forma e fortifikimit dhe sidomos e hyrjeve.

Rrjeti kryesor rrugor i lagjes është kushtëzuar në një masë të madhe nga hyrja kryesore veriore, prej së cilës degëzohen tri rrugë kryesore që përshkojnë lagjen; rruga lindore dhe perëndimore ndjekin murin rrethues, ndër-sa një tjetër shkon në qendër drejt zonës së akropolit.

Nga këto tri arterie kryesore degëzohen një mori rrugicash, të cilat me gjarpërimet karakteristike të urbanistikës mesjetare, krijojnë një qarkullim mjaft interesant e funksional.(ATSH)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kalaja e Beratit, atraksioni i mbi 74 mijë turistëve gjatë 2017
Kalaja e Beratit, atraksioni i mbi 74 mijë turistëve gjatë 2017
Kalaja e Beratit, atraksioni i mbi 74 mijë turistëve gjatë 2017
https://4.bp.blogspot.com/-vnW0lFo_OT8/WlTqAL9SwxI/AAAAAAAAOhM/pjKQLZXmgq83NdY18D9p4Jqu86HB7lXKQCLcBGAs/s640/23559705_1564540216956112_1827990419329867348_n-600x450.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-vnW0lFo_OT8/WlTqAL9SwxI/AAAAAAAAOhM/pjKQLZXmgq83NdY18D9p4Jqu86HB7lXKQCLcBGAs/s72-c/23559705_1564540216956112_1827990419329867348_n-600x450.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kalaja-e-beratit-atraksioni-i-mbi-74.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kalaja-e-beratit-atraksioni-i-mbi-74.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy