‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit

“Ajo që po ndodhte me Mehmet Shehun u kuptua publikisht gjatë punimeve në kongresin e PPSH, nga 1 deri më 8 nëntor 1981”. Keshtu shkruan ne librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku, teksa zbulon te pathena nga ngjarja qe mori vemendje te madhe, edhe pertej kufijve te Shqiperise.

Teksa i referohet kesaj periudhe, ai shkruan: Kamera nuk e fokusonte fare, nuk ishte pranë Enver Hoxhës, pamja e tij ishte e zymtë dhe emri i tij në kongres nuk zinte vendin e një kryeministri që kishte 27 vjet në detyrë.

Krahu i armatosur i Enver Hoxhës dhe njeriu që mbante mbi shpinë sa e sa krime, papritur po vendosej në radhët e armiqve. Në vitin 1950, revista amerikane “Time” e përshkruante kështu politikanin shqiptar që po ngjiste shkallët e karrierës.

“Përtej fjalimeve të tij të buta dhe kujdesit që shfaq në dukje, Shehu njihet ndryshe si “kasapi i Shqipërisë” për shtypjen gjakatare që u ka bërë antikomunistëve. Karriera e tij politike kryesisht u ndikua nga papajtueshmëria e ashpër ndaj Jugosllavisë”. Gjithnjë e më shumë Enver Hoxha po plakej dhe nuk po shpëtonte dot nga sindroma e diktatorit se kë do të kishte pasardhës.

E mundonte shumë fakti që kur të mos ishte në këtë botë, vendin e tij do ta zinte Mehmet Shehu. A mund të linte një kasap? A mund të linte një dorë të hekurt që mund t’ia kalonte edhe atij vetë? Llogaritë duhet t’i kenë dalë të tilla që të ketë qenë i bindur që Mehmet Shehu nuk mund të ishte kurrë njeriu që do ta zëvendësonte.

Kështu në vjeshtën e vitit 1981 nisi zbatimin e planit për ta shpallur armik dhe për këtë po gjendeshin provat. E madhe dhe më e pakundërshtueshmja ishte zbulimi që në fakt nuk ishte afër zbulimit se djali i Mehmet Shehu, Skënder Shehu, ishte fejuar me Silva Turdiun, mbesën e një të arratisuri dhe armik të betuar të regjimit të Hoxhës.

Ky u cilësua një gabim i rëndë nga Hoxha dhe më 17 dhjetor, pasi ia vuri në dukje, i kërkoi Mehmetit që ditën tjetër, pra më 18 dhjetor, të bënte një autokritikë në Byronë Politike. Por, paralelisht, të gjitha strukturat e shtetit rreth Hoxhës, brenda dhe jashtë Shqipërisë, po punonin për të gjetur prova të tjera që Mehmet Shehu të shpallej armik./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit
‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit
‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit
https://1.bp.blogspot.com/-zL9o8dI_g1o/Wlxo1BleBiI/AAAAAAAAPC0/eU2gDi5rvi4I_CJelBnnumZC0nwDUyIKACLcBGAs/s640/Enver-Hoxha-Mehmet-Shehu-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zL9o8dI_g1o/Wlxo1BleBiI/AAAAAAAAPC0/eU2gDi5rvi4I_CJelBnnumZC0nwDUyIKACLcBGAs/s72-c/Enver-Hoxha-Mehmet-Shehu-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kasapi-i-shqiperise-shkrimi-ne-time-i_15.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kasapi-i-shqiperise-shkrimi-ne-time-i_15.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy