Koncesioni francez i 12 urave i vitit 1923 dhe pse u kushtëzua nga “Fondi i Korçës”?

Në verën e vitit 1923, senatori francez Justin Godart vizitoi Shqipërinë i shoqëruar nga një përfaqësues i një kompanie franceze e specializuar për ndërtimin e urave.

 

Sejfi Vllamasi, në kujtimet e tij, shkruan se gjatë kësaj vizite u kërkua nga përfaqësuesi i kompanisë franceze që të marrë të drejtën e ndërtimit të urave kryesore të Shqipërisë, çka ishte një domosdoshmëri për kohën për faktin se vendi kishte probleme të theksuara të komunikacionit.

Vllamasi në atë periudhë ishte ministër i Punëve Botore. Kompanisë franceze Five-Lille (kompani shumë e njohur edhe ndërkombëtarisht) do t’i jepej kjo e drejtë.

“Urat kryesore do të goditeshin prej hekuri, duke filluar nga Ura e Shijakut, për ta lidhur botën e jashtme nëpërmjet Durrësit me kryeqytetin e Shqipërisë. Por ministria e Punëve Botore, pasi në buxhetin e saj nuk dispononte fonde të jashtëzakonshme e të mjaftueshme, s’mund të fillonte menjëherë të gjitha urat. Qeveria ia dha këtë të drejtë shoqërisë franceze, pasi ajo ka qenë një shoqëri e specializuar për ura, me famë botërore.

Pasi u plotësuan studimet nga inxhinierët gjermanë që dispononte ministria si teknikë, goditja (ndërtimi) i urës iu dha asaj shoqërie për 200 mijë franga të cilat do të paguheshin nga buxheti ordinar i ministrisë dhe shoqëria në një kohë fare të shkurtër dorëzoi një urë të fortë që plotësonte më së miri nevojat e vendit.

Shoqëria do të godiste (ndërtonte) edhe urat e tjera në bazë të një plani, me një ritëm që do t’i përshtatej mundësive e mjeteve financiare të shoqërisë” shkruan Vllamasi në kujtimet e tij.


Kontrata

Në atë periudhë Shqipëria përballej me një serë problematikash në aspektin e fondeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave. Krahas financave, problematikë tjetër ishin jo vetëm vështirësitë teknike apo mungesa e specialistëve të kualifikuar por edhe mungesa e lëndës së parë; hekurit dhe çimentos.

Në vitin 1923 qeveria shqiptare do të shpallte tenderin për ndërtimin e urave ku angazhohej se do të paguante 1 milion franga ari në vit, duke vendosur si garanci hyrjet doganore të shfrytëzimit të pyjeve e minierave.

Në bazë të një marrëveshje të përkohshme të datës 23 mars 1923 e cila u shndërrua në marrëveshje përfundimtare në shtator po të atij viti, qeveria shqiptare i dha shoqërisë Five-Lille koncesionin e ndërtimit të 12 urave të mëdha automobilistike mbi lumenjtë kryesorë të Shqipërisë.


Në marrëveshje cilësoheshin për t’u ndërtuar këto ura:

Ura e Shijakut mbi lumen Erzen,

Ura e Leklit

Ura e Dragotit

Ura e Rrogozhinës mbi lumin Shkumbin

Ura e Kuçit mbi lumin Seman

Ura e Mifolit mbi Vjosë

Ura e Mbrostarit mbi lumen Seman

Urat të tjera do të përcaktoheshin më vonë.

Në studimin për kapitalin e huaj në Shqipërinë e atyre viteve, Veniamin Toçi shkruan se “gjatësia e përgjithshme e urave që do të ndërtoheshin ishte 1560 metra. Ndërtimi i tyre do të bëhej me beton e hekur”.

Në bazë të marrëveshjes, shteti shqiptar detyrohej t’i paguante shoqërisë sipërmarrëse 25 % mbi shpenzimet e përgjithshme të ndërtimit dhe një kuotë amortizimi prej 8 për qind. Në të njëjtën kohë ai detyrohej të depozitonte në një bankë të huaj 200 mijë franga ari si garanci për të mbuluar shumën e parë të pagesave që do t’i përkisnin shoqërisë.

Kushti i “Fondit të Korçës”

Shoqëria filloi zbatimin e kontratës me ndërtimin e Urës së Shijakut e më pas ndërmori punimet në urën e Leklit në Tepelenë.

“Në fillim u duk se punët po ecnin mirë por shpejt gjendja ndryshoi sidomos për shkak të vështirësive që haste qeveria shqiptare në likujdimin e kësteve. Nga fundi i vitit 1924 marrëdhëniet u acaruan në atë masa sa shoqëria kërcënoi autoritete shqiptare se do t’i ndërpriste punimet e filluara në qoftë se ato nuk do të financoheshin në mënyrë të rregullt. Qeveria e Fan Nolit u përpoq ta qetësonte gjendjen dhe të lehtësonte barrëne e financave shqiptare duke i propozuar shoqërisë një formulë përzgjidhjen e çështjes.

Kështu në një letër të datës 7 dhjetor 1924 drejtuar shoqërisë Five-Lille në Shqipëri, asaj iu komunikua se zgjidhja e çështjes së financimit të punimeve do të ishte më e lehtë në qoftë se qeveria franceze do t’i kthente “fondin e Korçës” me një shumë prej 1 milion e 200 mijë franga franceze.

Në të njëjtën kohë shoqërisë sipërmarrëse iu kërkua që të ndërmjetësonte pranë autoriteteve qeveritare franceze për vjeljen e këtij fondi. Përndryshe, vazhdonte komunikimi shqiptar, ndërtimi i dy urave të Tepelenës, Leklit dhe Dragotit të bëhej me konstruksione më të lehta se ura e Shijakut dhe për aq sa mjaftonin fondet.


Përveç kësaj shoqërisë i bëhej i ditur pezullimi i kontratës për punimet të cilat nuk ishin fillluar. Maxim Fauche, përfaqësuesi i shoqërisë sipërmarrëse jo vetëm nuk i dha rrugë korrespondencës shqiptare por e ktheu atë mbrapsht duke mos e pranuar formulën e propozuar për mënyrën e financimit të punimeve për ndërtimin e urave.

Pas këtij incidenti, autoritetet shqiptare të punëve botore iu drejtuan drejtëpërdrejtë qendrës së shoqërisë duke i kumtuar asaj shprehimisht se përderisa përfaqësuesi i saj nuk kishte pranuar të merrte në dorëzim korrespondencën me sugjerimet përkatëse shoqëria Five- Lille nuk ishte më e përfaqësuar në Shqipëri. në të njëjtën kohë qendrës së shoqërisë iu kërkua të jepte porositë e nevojshme ndaj çështjes” shkruan V.Toçi në botimin e tij për kapitalin e huaj në Shqipëri në vitet 1921-25.

“Fondi i Korçës” nënkuptonte fondet financiare që ishin marrë nga financat e krahinës autonome të Korçës (gjatë Luftës së Parë Botërore) nga ushtria franceze që ishte prezente në atë rajon të vendit. Ndryshimi i pushtetit politik në Shqipëri do të sillte mbylljen e polemikave për këtë çështje./scan/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Koncesioni francez i 12 urave i vitit 1923 dhe pse u kushtëzua nga “Fondi i Korçës”?
Koncesioni francez i 12 urave i vitit 1923 dhe pse u kushtëzua nga “Fondi i Korçës”?
https://3.bp.blogspot.com/-lZ09qdgYpjM/WmWwnh0j-xI/AAAAAAAAPyc/TXSrGPMdNGQT7goCVZlDuVcV_LKyMT3DQCLcBGAs/s640/urat-765x383_1516379636-3860130.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-lZ09qdgYpjM/WmWwnh0j-xI/AAAAAAAAPyc/TXSrGPMdNGQT7goCVZlDuVcV_LKyMT3DQCLcBGAs/s72-c/urat-765x383_1516379636-3860130.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/koncesioni-francez-i-12-urave-i-vitit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/koncesioni-francez-i-12-urave-i-vitit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy