Kotzias vazhdon me deklarata pozitive: Kotzias: Kemi bërë hapa të mëdhenj në marrëdhëniet me Shqipërinë

Ky vit do të jetë një vit ku do të fokusohemi në zgjidhjen e çështjeve të politikës së jashtme që kanë qënë në ngërç për dekada me radhë dhe për të cilat interesat e vendit na kërkojnë të gjejmë zgjidhje të mira dhe produktive, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit të kryesuar ngan kryeministri Aleksis Cipras.

“Ne zhvilluam bisedime mbi çështjet e Ballkanit, për mënyrën se si të zhvillojmë më tej bashkëpunimin me vendet e tjera të Ballkanit dhe se si të kontribuojmë për një prosperitet më të madh dhe një riorganizim produktiv në fusha të ndryshme brenda Ballkanit”, tha Kotzias duke shtuar se në veçanti u zhvilluan diskutime për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Lidhur me Shqipërinë, Kotzias deklaroi se diskutimet ishin zhvilluar rreth çështjeve të cilat ishin përfshirë në paketën e zgjidhjeve me vendin fqinj.

”Kemi ndërmarrë hapa të mirë dhe pozitivë me Shqipërinë gjatë javëve të kaluara”, deklaroi ai.

Ndërsa në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, Kotzias tha se qeveria vazhdonte të mbështeste dhe negocionte për një emër të vetëm, që Greqia kishte propozuar edhe në Bukuresht.

Ai shtoi se qeveria ishte në favor për të zhvilluar konsultime me të gjitha partitë dhe forcat politike në vend lidhur me këtë çështje si dhe me çdo qytetar që kërkon një zgjidhje për problemet e vendit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kotzias vazhdon me deklarata pozitive: Kotzias: Kemi bërë hapa të mëdhenj në marrëdhëniet me Shqipërinë
Kotzias vazhdon me deklarata pozitive: Kotzias: Kemi bërë hapa të mëdhenj në marrëdhëniet me Shqipërinë
Kotzias vazhdon me deklarata pozitive: Kotzias: Kemi bërë hapa të mëdhenj në marrëdhëniet me Shqipërinë
https://2.bp.blogspot.com/-XkwM2CgzAG4/Wk-hBQP5iVI/AAAAAAAAOH8/r_-u6ZwK6mAbGfotwEvCh8Zhk27iGfzxQCLcBGAs/s640/Kotzias%2B%25281%2529.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-XkwM2CgzAG4/Wk-hBQP5iVI/AAAAAAAAOH8/r_-u6ZwK6mAbGfotwEvCh8Zhk27iGfzxQCLcBGAs/s72-c/Kotzias%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kotzias-vazhdon-me-deklarata-pozitive.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kotzias-vazhdon-me-deklarata-pozitive.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy