Krimi shtetëror ende i pandëshkuar

Analiza e zv.ministrit që nuk jeton më për 21 janarin

Dje në mesditë më ra telefoni. Më telefononte miku im i vjetër, deputeti Besnik Bare. Pas fjalëve të zakonshme të hyrjes në një bisedë telefonike, më tha: I dashur Xhevdet, kam një material ekskluziv për 21 janarin që dua ta botoj në ‘DITA’. E ka shkruar im vëlla, Sokol Baraj, i cili sikurse e di ka zenë zëvendësministër i Brendshëm dhe Drejtor i Policisë së Shtetit. Koli u nda nga jeta më 11 mars të 2017-s dhe unë kam bërë homazhe në nder të tij…

Më tej, Besniku më tregoi:

“Dy vjet më parë më kishin ftuar në një studio për të dhënë një intervistë në përkujtim të 21 Janarit. Vëllai im i ndjerë sigurisht më ndoqi, pasi në përgjithësi e lajmëroja kur dilja në intervista. Pasi mbaroi intervista, me shumë ëmbëlsi e kujdes (për të mos më lënduar) më tha “Mirë ishe Besi, por sa kam parë deri tani, ende nuk nxirrni qartë thelbin e problemit të 21 Janarit”. I thashë, “ Koli, po më shkruaj opinionin tënd dhe ma nis ta kem parasysh për herë tjetër”.

Po atë ditë, në 21 Janar 2016 Koli im i dashur më nisi këtë opinion të tij, që po ja përcjell gazetës tuaj, në kujtim të vëllait tim dhe me mendimin se realisht është një gjykim profesional.”

Kjo ishte pak a shumë biseda që bëra dje me Besnik Barajn. Materialin, apo dëshminë autentike të vëllait të tij të ndjerë e kini në vijim. Është një dëshmi dhe një analizë mjaft kuptimplote që nuk ka nevojë për koment.

Xhevdet Shehu

 

***

Nga Sokol Baraj

Tashmë për çdo shqiptar është e qartë se 21 janari është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar, ashtu sikurse janë për të ngjarja e Gërdecit, viti 97, zgjedhjet e 96 etj. E përbashkëta e këtyre ngjarjeve është se në pushtet ka qënë gjithmonë Sali Berisha.

Sado që 21 Janari është analizuar nga analistë e shoqëria civile, në përgjithësi, ajo ende nuk është zbardhur nga drejtësia, në mënyrë që të vendosë përpara ligjit përgjegjësit e vërtetë, urdhërdhënësit e hapjes zjarr nga garda, me pasojë vdekjen e 4 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Nga hetimi i sabotuar për këtë ngjarje, mjaft elementë nuk janë evidentuar plotësisht. Do shtoja se edhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave, vrasësit materialë, kanë arritur të dalin të pa lagur nga ky krim i bërë ditën për diell, në qendër të kryeqytetit, buzë rrugës së godinës qeveritare, ndjekur live nga sytë e Kryeministrit.

Sokol Baraj

Ku qëndrojnë veçoritë e këtij krimi shtetëror, të cilat e bëjnë atë një kazus për t’u studiuar nga katedrat e të drejtës penale, pranë fakulteteve të drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

1-Vrasjet u bënë nga forca rreptësisht të organizuara dhe të instruktuara për rastet e përdorimit të zjarrit dhe taktikisht të përgatitura për raste kritike.

2-Vrasjet u benë jo nga ato forca, të cilat ishin në vijë të parë dhe nën presionin direkt të turmave, pra jo nga policia.

3-Nga ana e turmës nuk u provua për asnjë rast të jetë përdorur armë zjarri ose lëndë shpërthyese, elementë qe do të justifikonin përdorimin e armëve .

4-Në asnjë rast nuk u pa që turma të organizohej për të hyrë me dhunë në mjediset e kryeministrisë (pamjet filmike tregojnë një moment kur u terhoq policia dhe turma hypi në pjesën e lartë të shkallëve, pa bërë asnjë veprim tjetër, përveç se duke ngritur duart lart).

5-Asnje viktimë nuk u vra se po tentonte të hynte me forcë, ose pse ishte në posedim të mjeteve ose lëndëve të rrezikeshme. Të gjithë ishin dhjetra metra larg godinës.

6-U shkelën të gjitha kriteret për përdorimin e armëve përballë turmave (kur turma është e paisur me mjetet e lartë permendura, individualizohet organizatori ose organizatorët, të cilët mund të neutralizohen).

7-U qëllua direkt mbi turmë në kundërshtim me çdo ligj për përdorimin e armëve.

Pasojat qenë mjaft të rënda, 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur, disa dhe rëndë.

Në një shtet serioz, autoritetet shtetërore, menjëherë pas kësaj ngjarje do merrnin të gjitha masat e duhura për zbardhjen e sajë, duke i krijuar prokurorisë të gjitha kushtet për një hetim të plotë dhe të paanshëm, me qëllim vënien para përgjegjesisë të personave, që çuan në pasoja kaq të rënda.

Por ndodhi e pabesueshmja. Kryeministri filloi manipulimin e fakteve dhe të ngjarjes duke bërë lajthitje nga më banalet dhe duke instruktuar dhe mjeket e urgjences të spitalit për mënyrën e plagosjes dhe afërsinë e qitjes, sikur viktimat ishin vrarë nga po vetë turma (çadra pistoleta,thika me helm etj). Gjithashtu nuk u bë asnjë veprim për ruajtjen e vendit të ngjarjes, bllokimi i armëve të efektivave të gardës që ishin me sherbim, ruajtja e filmimeve të kamerave etj. Kulmi qe kur nuk u zbatua nga ana e forcave të policise as vendimi i prokurorise për shoqerimin e të ashtuquajturit “”Grupi zjarrit””, në shkelje flagrante të ligjit nga ana e policisë, e cila nuk mund të gjykojë ose të diskutoj vendimet e prokurorise. Si rrjedhojë, filloi manipulimi i vendit të ngjarjes (fshehja e gëzhojave), manipulimi i armëve të përdorura (ndërrrimi i tytes së pistoletes) dhe fshirja e të gjitha pamjeve të regjistruara nga kamerat.

Me të drejtë lind pyetja: Nëse garda e policia do kishin vepruar konform ligjeve në fuqi, do i bënin te gjitha këto veprime të paligjshme?

Absolutisht jo. Ne filmime do dukej qartë, që urdhri ishte dhënë nga komandanti i gardës (ky padyshim i urdhëruar nga dikush më lart) edhe pse viktimat nuk kishin tentuar të hynin brenda godinës së ruajtur nga këto forca dhe të rrezikonin jetën e Kryeministrit. Policia do bënte bllokimin e armëve dhe do kishte shoqëruar “grupin e zjarrit” për t’u pyetur nga prokurorët dhe do merrte masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, në pritje të detyrave të tjera nga prokurorët e ngarkuar për këtë ngjarje. Në rastin konkret do ishte fare normale që nga prokuroria të merreshin në pyetje që nga Kryeministri, ministri i brendshëm e me radhë drejtuesit e policisë e të gardës. Por fatkeqësisht asnjë procedurë normale sa më lart nuk ndodhi.

Me të drejtë lind përsëri pyetja PSE?

Sepse duheshin mbuluar gjurmët e një krimi. Sepse viktimat ishin shumë larg perimetrit të ruajtur nga garda. Sepse nuk kishte asnjë kusht për përdorimin e armëve, nga e cila rrezikohej objekti i ruajtjes nga ana e gardës, ose aq më pak rrezikohej jeta e personit që mbante postin e kryeministrit. Sepse urdhri për hapje zjarri nuk ishte dhënë si pasojë e një reagimi profesional e ligjor por… politik. Dhe çdo vrasje politike është antiligjore. Prandaj duhej fshehur e vërteta.

Dhe ajo qe: Kush urdhëroi për të qëlluar mbi turmën?/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9263,Camëri,117,Editorial,2031,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2688,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Krimi shtetëror ende i pandëshkuar
Krimi shtetëror ende i pandëshkuar
https://2.bp.blogspot.com/-tKrwh6gsWn0/WmHCEbJGiMI/AAAAAAAAPcE/UKwQso8CDjUjBtTlBVUuo5k0ygLy6muugCLcBGAs/s640/21-janari-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-tKrwh6gsWn0/WmHCEbJGiMI/AAAAAAAAPcE/UKwQso8CDjUjBtTlBVUuo5k0ygLy6muugCLcBGAs/s72-c/21-janari-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/krimi-shteteror-ende-i-pandeshkuar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/krimi-shteteror-ende-i-pandeshkuar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy