Kuka: Dallimi mes Majlindës dhe Romelës!

Një ndër trajnerët më të mirë të kombit tonë është Dritan Kuka. Ai ka arritur të fitojë gjithçka me xhudistët e tij. Medaljet e arritura prej punës së palodhur janë që nga europianët, botërorët e deri te Olimpiadat. Meritë kryesore për këtë ka padyshim ai, një ndër personalitet më të rëndësishme në Kosovë, pasi i vetëm ka arritur që të vlerësojë sportin e xhudos dhe të marrë financimet e qeverisë.

Ai ka pranuar një intervistë me Eduasportin.com ku flet për gjendjen e xhudos në kombin tonë, por nuk mund të rrijë pa lëshuar edhe disa këshilla për trajnerët e Shqipërisë. Rasti i Romela Begajt? Keqardhje, por njëkohësisht edhe kritika për përzgjedhjen e stafit të saj mjekësor.

– Profesor, si është gjendja e Majlinda Kelmendit pas problemeve të fundit shëndetësore?

– Majlinda ka pasur një intervenim nëpërmes injeksionit, jo operim për problemin me shpinën dhe gjendja e saj është e mirë. Tani është në fazën e rehabilitim.

– Çfarë objektivash ka xhudoja kosovare gjatë këtij viti?

-Xhudoja kosovare si çdo vit pretendon medalje elitare, por e veçanta është që kemi ndërtuar garues të rinj dhe po krijohet vazhdimësia e rezultateve.

Ju jeni një ndër trajnerët që keni folur më shumë për mungesën e përkrahjes, sa po përkrahet realisht xhudoja nga shteti?

Në përgjithësi, në dy shtetet tona, Shqipëri dhe Kosovë, përkrahja për sportin është e vogël. Në Kosovë i kemi shtyrë disa procese dhe kemi avancuar në përkrahjen e sportistëve elitar, por ende nuk është e mjaftueshme.

Si është vazhdimësia e brezave të rinj?

Te të rinjtë xhudo është popullarizuar goxha. Shume ekipe të reja janë ngritur dhe tani kemi një masivitet të kënaqshëm. Mendoj se rezultatet e fundit që ka arritur xhudoja kanë kthyer edhe sportistët tanë në shembuj dhe heronj për brezat e rinj. Kjo rrit edhe popullaritetin.

Ndryshe ndodh në Shqipëri, nuk ka popullaritet. Çfarë kemi bërë gabim ne?

Xhudo në Kosovë ka traditë të gjatë për dallim nga Shqipëria. Problemi kyç janë trajnerët. Aty qëndron esenca e dallimit në rezultate dhe vazhdimësi.

Çfarë këshillash mund t’u jepni trajnerëve të Shqipërisë?

– Trajnerët e Shqipërisë duhet që të ecin më shumë me hapin e kohës. Duhet që të ndjekin zhvillimin e trendeve të reja në sistemin stërvitor. Shqipëria ka një administratë të mirë në federatë dhe besoj që edhe trajnerët do të ngrihen shumë shpejt në nivele serioze për të sjellë medalje nga garat e mëdha.

Së fundmi, në Shqipëri sapo ka plasur skandali i peshëngritëses Romela Begaj, ajo doli pozitive në testin e dopingut, një koment për këtë ngjarje…

Dopingu në sportin e peshëngritjes është problem jo vetëm i Shqipërisë. Më vjen keq për Romelen, me sa e di unë është hera e dytë që i ndodh. Mendoj që ajo duhet të ketë rreth vetes staf profesional mjekësor që kujdeset në detaje se çfarë konsumon. Tani, karriera e saj mund të quhet praktikisht e humbur duke parë edhe moshën që ka dhe dënimin e rëndë që mund të presë. Të shpresojmë deri në fund për një ndryshim në rezultatin e testit B. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kuka: Dallimi mes Majlindës dhe Romelës!
Kuka: Dallimi mes Majlindës dhe Romelës!
https://2.bp.blogspot.com/-WE2ZvnzTEm4/WmGwqgwN2qI/AAAAAAAAPas/jcUrV_64SFsPVGnoaDUQl0zyfSgU3BnCgCLcBGAs/s640/a01.png
https://2.bp.blogspot.com/-WE2ZvnzTEm4/WmGwqgwN2qI/AAAAAAAAPas/jcUrV_64SFsPVGnoaDUQl0zyfSgU3BnCgCLcBGAs/s72-c/a01.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kuka-dallimi-mes-majlindes-dhe-romeles.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kuka-dallimi-mes-majlindes-dhe-romeles.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy