Kunderpergjigjet Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk është pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare, raporton agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.

“Nuk ekziston çështja  çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, kumton Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato “u fokusuan në çështje dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet”.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata “u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane”.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Kotzias këtu i referohet “ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës”, zhvillim që Ministri i Jashtëm grek gjen rastin ta përshendesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjia pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se “dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ministri i Jashtëm grek ka kundërshtuar edhe akuzat e deputetit konservator se qeveria aktuale greke po zhvillon diplomaci të fshehtë.

“Përmbajtja e negociatave institucionale nuk mund të publikohet deri sa të ketë një rezultat të parë esencial”, duke i kujtuar se të njëjtën gjë kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme greke për negociatat me Turqinë.

Deputeti i Demokracisë së Re kishte marrë shkas nga deklaratat e ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në emisionin “To Night Ilva Tare”.

“Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizonte Jorgos Kumutsakos në një letër dërguar kryesisë së parlamentit, ku kërkonte interpelancë me Ministrin e Jashtëm grek./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kunderpergjigjet Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare
Kunderpergjigjet Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare
Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare
https://3.bp.blogspot.com/-qd2dOw3rI7g/Wm9fbvn2R9I/AAAAAAAAQsY/mHKW1gMpDsUzJ8hI_USV8_HVyL6GRCJdACLcBGAs/s640/2361337.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-qd2dOw3rI7g/Wm9fbvn2R9I/AAAAAAAAQsY/mHKW1gMpDsUzJ8hI_USV8_HVyL6GRCJdACLcBGAs/s72-c/2361337.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kunderpergjigjet-kotzias-ceshtja-came.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kunderpergjigjet-kotzias-ceshtja-came.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy