Kur DioGuardi ‘dridhi’ Kongresin Amerikan: Unë jam shqiptar etnik (Video)

, Kur DioGuardi ‘dridhi’ Kongresin Amerikan: Unë jam shqiptar etnik (Video)

Në nëntor të vitit 1984 shqiptaro-amerikani Joseph DioGuardi, anëtar i Partisë Republikane u zgjodh anëtar i Kongresit Amerikan në një distrikt të shtetit të New Yorkut që përfaqësohej nga demokratët për 50 vjet rresht. Por falë mbështetjes nga Presidenti Regan dhe zëvendëspresidenti Bush ai bëri një fushatë të suksesshme dhe fitoi duke nisur kështu një karrierë politike në shërbim të Amerikes dhe çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.Kryetari i lobit shqiptar në Capitol Hill kontribuoi shumë në informimin e opinionit të gjërë në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Kosovës, sidomos pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në pushtet, shkruan InfoPress.Në një video të rrallë të asaj kohe Dio Guardi në Kongresin Amerikan përballet me kongresisten e Serbisë, Helen Delich Bentley, për deklaratat e saj rreth situatës së shqiptarëve në Kosovë.Ai tërhoqi vëmendjen rreth krimeve që pushteti i Millosheviqit po kryente në Kosovë dhe me krenari pranon se ai vetë eshtë shqiptar etnik, duke bërë që të gjithë kongresistët të duartrokasin./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button