Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip!

Kam cituar shpesh herë librin e studiuesit Gaetano Petrotta “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe” pasi, si albanolog dhe studiues i huaj, ai në atë që shkruan është krejt i pa ndikuar nga rrymat politike e ideologjike që Ballkani ka përvetësuar ose prodhuar gjithnjë duke krijuar një rajon, përbërësit e të cilit ishin armiqësorë me njëri – tjetrin.

Një ndër figurat që ai përmend është edhe Imzot Pjetër Bogdani, Ipeshkëv i Shkodrës e më pas i Shkupit dhe autor i “Çeta e Profetënve”, një prej librave më të hershëm shkruar në shqip. Në përshkrimin e jetës dhe aktivitetit të tij fetar, letrar dhe patriotik, Petrotta na jep edhe disa fakte interesante rreth Ballkanit, veçanërisht Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë të tërthortë.

Në fund të vëllimit II të “Çeta e Profetënve”, pjesë e cituar nga Petrotta, thuhet: Perandori Shtjefën i Shtëpisë së Nemanjëve ia ndau dheun e vet qefalijve të tij më të merituar dhe për besë dhe për virtyt: atë anë që prej Hekurit (që sot thirret Somokovë) dhe shtrihet deri mbi ujë të Hasit, sot Vardarit, i cili rrjedh midis Shkupit, ia dha Bogdanit, njeri i drejtë, siç thotë Marin Urbini…

Siç thashë më lart, vepra është e shkruar në gjuhën shqipe, ndërkohë që imz. Pjetër Bogdani nga vendlindja ka shkuar drejt Italisë me studime. Kjo do të thotë se gjuhën shqipe ai e ka fituar në vendlindje, pasi ajo është gjuha e nënës dhe kjo na thotë se në Maqedoni flitej shqip.

Ndërsa në parathënien e librit (libri është shkruar në vitin 1683), Imzot Bogdani thothë:

Ky Zotëri në Padova [po të lexojmë edhe pjesën tjetër të parathënies shohim se bëhet fjalë për Kardinalin Gregor Barbaringo që e strehoi kur imzot Pjetri u arratis pasi përndiqej nga turiqt] më dha shtëpi, shërbëtorë, kuaj e koçi, t’i përdorja sipas dëshirës. Por unë, duke refuzuar të gjitha këto, e luta që të më shtypej libri im, duke qenë ky i vetmi mendim që kisha.

Kështu që, duke u kthyer në tokën tonë, të mund të kisha në dorë një qiri të ndezur për të ndriçuar atë dhe të vobektë të Arbërisë e të Serbisë, i cili në pjesën më të madhe flet shqip, pasi ka dalë nga Arbëria prej së cilës u përhap në të besimi i shenjtë; prej nga sllavët pët autonomazi, fenë katolike e quajnë: Arbanshka vera.

Pra, duket qartë: Në Maqedoni e në Serbi flitej shqip!ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip!
Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip!
Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip!
https://2.bp.blogspot.com/-V0j7td4Vmo0/WluGLI6VtXI/AAAAAAAAPAU/vM5UjPglsnIvNxzibAZwUaOH8dUqAK4ZACLcBGAs/s640/Durres.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-V0j7td4Vmo0/WluGLI6VtXI/AAAAAAAAPAU/vM5UjPglsnIvNxzibAZwUaOH8dUqAK4ZACLcBGAs/s72-c/Durres.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-serbia-dhe-maqedonia-flisnin-shqip.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-serbia-dhe-maqedonia-flisnin-shqip.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy