Kur Shqipëria bëhet lojtar botëror…në Iran

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB, nuk ishte kundërshtimi i vetëm që kemi me amerikanët. Këtu vlen të kujtojmë strehimin e me shumë se 1 mijë muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët janë në mbrojtje të shtetit shqiptar. Muxhahedinët janë një grup kryengritësish, kundër shtetit Iranin, pasi nuk pranojnë udhëheqjen nga qeveria iraniane.

“MEK” është një lëvizje islamike, e themeluar në shtator të vitit 1965, për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej, për të luftuar kundër regjimit islamik, i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979. Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ka ndërtuar kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi i është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe, Adam Hyseni”.

Muxhahedinët që kanë ardhur në Shqipëri, janë pjesë e organizatës “MEK”, e cila lufton për rrëzimin me dhunë të regjimit iranian. Kohët e fundit janë bërë protesta në Iran dhe kanë ndërruar jetë më shumë se 23 persona. Duke iu referuar deklaratave të autoriteteve iraniane, të paktën 500 persona janë arrestuar gjatë protestave. Ndërkaq, burimet jo zyrtare njoftojnë se numri i të arrestuarve është disa herë më i madh.

Për këtë çështje të nxehtë, ka reaguar edhe zëvendës-guvernatori i Teheranit, Ali Asgar Nasirbaht, i cili është shprehur se “450 persona janë arrestuar në Teheran, prej të cilëve 200 të shtunën, 150 të dielën dhe 100 të hënën”.

Nga ana tjetër, SHBA ka dhënë mbështetjen e saj ndaj shtetit të Iranit, që gjë bie në kundërshtim me atë çfarë ka bërë Shqipëria, duke strehuar persona nga organizata e muxhahedinëve. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, shprehu solidaritetin me protestuesit iranian, duke thënë se regjimi i atij vendi është i rrezikshëm për popullin e vetë dhe në arenën ndërkombëtare. Pence tha se nuk duhet harruar se Irani është një nga vendet kryesore që sponsorizon terrorizmin në botë dhe se regjimi jo vetëm që shtyp dhe i mohon të drejtat e popullit të vetë, por eksporton gjithashtu terroristë në gjithë rajonin dhe vazhdon të jetë një forcë destabilizuese e rrezikshme. “Kur populli i Iranit ngrihet në këmbë dhe kërkon ndryshim, çdo amerikan që do lirinë dhe të gjithë ata që duan lirinë në gjithë botën, duhet të ndjehen të frymëzuar”, tha ai.

Duke bërë një paralele, në këtë formë, Shqipëria dëshmon për herë të dytë mos dakordësinë me vendimet e SHBA-së. Një herë me votën kundër vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe tani me mbështetjen e atyre që synojnë rrëzimin e shtetit Iranian.

Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në mars të vitit 2013, kur qeveria Berisha pranoi të strehonte 210 muxhahedinë, 30 të parët prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj të 2013.

Në shtator të vitit 2014, Rama u takua me ish-sekretarin e Shtetit, John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes Bushatit dhe Sekretarit Kerry.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-kryeminstri Berisha. Sipas “Washington Post”, deri në shkurt të 2016, në Shqipëri kishin mbërritur 700 muxhahedinë.

Në fillim të vitit 2016, kryeministri Rama pranoi të strehojë të 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u përfundua gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit, John Kerry, në Shqipëri, në shkurt 2016.
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7984,Camëri,108,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur Shqipëria bëhet lojtar botëror…në Iran
Kur Shqipëria bëhet lojtar botëror…në Iran
https://4.bp.blogspot.com/-h5UaxNGuofI/Wk9HA1O4UfI/AAAAAAAAOGg/iXu9Ilha95AMfvtphIw4-3qltA84i7G8wCLcBGAs/s640/muxhahedinet_ne_Tirane_916608.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-h5UaxNGuofI/Wk9HA1O4UfI/AAAAAAAAOGg/iXu9Ilha95AMfvtphIw4-3qltA84i7G8wCLcBGAs/s72-c/muxhahedinet_ne_Tirane_916608.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-shqiperia-behet-lojtar-boterorne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-shqiperia-behet-lojtar-boterorne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy