Kush e ka propozuar emrin e Lekut?
I nderuar lexues!Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave. Mufit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927. Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën. Mufit bej Libohova.Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914. Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë. Ka lënë edhe një numër veprash me përmbajtje historike e juridike./ZgjohuShqiptar.info