Makinat, ja tarifat e reja për zhdoganimin, çmimet e 2018

Me një Udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, janë caktuar tarifat e reja që duhen paguar për të zhdoganuar makinat që importohen në Shqipëri. Udhëzimi përcakton, së pari, se Dogana, në momentin e hyrjes së automjetit në Shqipëri, pasi ka shqyërtuar transaksionin e bërë nga qytetari nëpërmjet blerjes së tij, mund edhe t’ia pranojë si të saktë direkt vlerën e raportuar nëpër dokumenta, sipas së cilës është kryer shitblerja.

Por, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Makinat me çmime të njohura tregu
Vlera e një autoveture, sipas Udhëzimit, mund të gjendet në revistën italiane të tregut të automobilave “Quattroroute”, ku pasqyrohen edhe ofertat për makina të përdorura, përveç atyre të reja. Kështu, Dogana shqiptare, kur ka dyshime për një transaksion shumë të ulët, në bazë të të cilit qytetari apo biznesi duhet të paguajë TVSH-në 20 për qind si detyrim ndaj shtetit për zhdoganimin, ajo i referohet çmimit që shpall kjo revistë për një markë, model të caktuar të automjetit, si dhe vitit të prodhimit të tij.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në revistë. Për shembull:

Një Mercedes C 220 CDI Cat Classic me naftë, që ka përshkuar 179 mijë kilometra në Itali, prodhuar në vitin 2004, paraqitet në Doganën e Durrësit me një faturë blerjeje 2.500 euro. Doganieri dyshon për këtë shifër si shumë të ulët dhe konsultohet online me listën e çmimeve të tregut të makinave të përdorura, ku gjen për këtë markë, këtë kategori dhe vit prodhimi çmimin 4.500 euro të afishuar. Në këtë rast, qytetari që kërkon të zhdoganojë makinën do të detyrohet të paguajë TVSH mbi 80% të çmimit të referencës. Pra, mbi 3.600 eurot do të merret TVSH = 720 euro. Ndërsa mbi çmimin e raportuar në faturën e blerjes ai do të paguante vetëm 500 euro.

Ndërkohë, vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Gjithashtu, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.

Makinat me çmime të panjohura tregu
Por ka shumë raste kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin. Në këtë rast, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Edhe në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

Në rastet kur zhdoganohet një makinë me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, ajo ka disa tarifa dysheme. Për autoveturat çmimet do të vlerësohen: deri 1.400 centimetra kub, jo më pak se 130.000 lekë; mbi 1.400-1.900 cc, jo më pak se 200.000 lekë; mbi 1.900-2.500 cc, jo më pak se 325.000 lekë; mbi 2.500-3.000 cc, jo më pak se 400.000 lekë; mbi 3.000-4.500 cc, jo më pak se 500.000 lekë dhe mbi cilindratën 4.500 cc, jo më pak se 800.000 lekë.

Sa u përket kamionçinave, furgonave dhe kamionëve, çmimet do të llogariten: deri në 1.5 tonë, jo më pak se 400.000 lekë; nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë, jo më pak se 600.000 lekë; nga 3.5 tonë deri në 10 tonë, jo më pak se 850.000 lekë; nga 10 tonë deri në 15 tonë, jo më pak se 1.000.000 lekë dhe mbi 15 tonë, jo më pak se 1.200.000 lekë.

Mbi bazën e këtyre çmimeve, do të paguhet TVSH sa 20% e tyre. Për shembull: Një kamion me mbi 15 tonë kapacitet paraqitet për t’u zhdoganuar, por viti i prodhimit është më i vjetër se ata që pasqyrohen në buletinin përkatës. Në këtë rast, do të paguhet në Doganë 1.2 milionë/ 20% = 240.000 lekë.

Ndërkohë, për një autoveturë me kapacitet motorrik 3.200 centimetra kub, me vit prodhimi më të vjetër se ata të pasqyruar në buleti, llogaritja do të bëhet mbi një çmim dysheme referencë në masën 500 mijë lekë. Kështu, TVSH-ja në këtë rast do të ishte 100 mijë lekë. Udhëzimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare./shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Makinat, ja tarifat e reja për zhdoganimin, çmimet e 2018
Makinat, ja tarifat e reja për zhdoganimin, çmimet e 2018
Makinat, ja tarifat e reja për zhdoganimin, çmimet e 2018
https://1.bp.blogspot.com/-vUZbfw2SU4M/Wmx7vy0UDUI/AAAAAAAAQc0/lu4UJgFkIFso9aHGRk78T-M4gazrfbFZgCLcBGAs/s640/321994_m.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-vUZbfw2SU4M/Wmx7vy0UDUI/AAAAAAAAQc0/lu4UJgFkIFso9aHGRk78T-M4gazrfbFZgCLcBGAs/s72-c/321994_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/makinat-ja-tarifat-e-reja-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/makinat-ja-tarifat-e-reja-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy