Marin Mema: Kur lindi kalaja e Gjirokastrës?!

Nga: Marin Mema

Jo pak herë kur është shkruar për kalanë e Gjirokastrës është gabuar, duke e zbehur qoftë edhe pa qëllim historinë e vërtetë të saj. Në fakt gërmimet e kryera në këtë vend kanë dhënë përgjigje shkencore dhe të pakundërshtueshme dhe ky nuk është një lajm i ri, përkundrazi. Gërmimet janë kryer që në vitet 1988 por mungesa e dëshirës për t’i konsultuar ka çuar shpesh në deformime, apo keqinterpretime.

Gjetjet më të hershme në kalanë e Gjirokastrës i përkasin periudhës së hekurit që korrespondon me shekujt XI – V para Erës së Re. Sipas arkeologut Damian Komata që ka sjellë në atë kohë rezultatet e kërkimeve, objektet që lidhen me këtë hapësirë kohore, janë fragmente qeramike, vegja, apo pjesë të tjera që i përkasin enëve të thjeshta të përdorura nga banorët e këtushëm.

Sigurisht mes tyre ka edhe zbulime të tjera arkelogjike që i përkasin periudhës mesjetare, e që në fakt tregojnë për vazhdimësinë e jetesës në këtë kala.

Të dhënat e zbuluara edhe pse jo të plota, tregojnë qartësisht se kalaja e ka nisur jetën në epokën e hekurit, pra shumë më herët nga sa mendojnë disa skeptikë, e po kështu ka vazhduar me një organizim intensiv edhe në atë që njihet si periudha qytetare ilire në shekujt IV – I. Investimet kane vijuar gjatë gjithë periudhës së mëpasshme që është sot edhe me e identifikueshmja. Në shekujt XII – XIV ajo duket se ka marrë trajtën e një qyteti kështjellë duke ju përshtatur periudhës së principatave feudale.

Qyteti mendohet se është themeluar nga fisi ilir i Argjyrinëve, siç shënon në veprën e tij edhe gjeografi Stefan Bizantini. Për arkeologun Hasan Ceka shqipja më pas e ka thjeshtëzuar emrin në Gjirokastër.

Jo më pak e njohur është edhe legjenda e princeshës Argjiro, e cila e ndërtoi këtë kështjellë për t’u mbrojtur nga armiqtë e saj. Ajo që mund të thuhet me siguri është se objektet arkeologjike tregojnë një lidhje krejt të natyrshme jo vetëm me qytetet e tjera epirote, por edhe me kulturën ilire në tërësi.

Aktualisht prioritet do të ishin gërmimet e reja, sepse siç thonë arkeologët kalaja e Gjirokastrës është një mister më vete, që askush nuk mund të thotë se çfarë fsheh. Në çdo rast identifikimi i saj, datimi i rrënjëve, fillesa dhe elementët që lidhen me të, duhet domosdoshmërisht t’i përgjigjen këtyre zbulimeve shekullore. Kalaja e Gjirokastrës ka ç’të tregojë e ajo shkon thellë, shumë thellë në histori./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marin Mema: Kur lindi kalaja e Gjirokastrës?!
Marin Mema: Kur lindi kalaja e Gjirokastrës?!
Kur lindi kalaja e Gjirokastrës?! – nga Marin Mema
https://3.bp.blogspot.com/-9EjdlOl7T1Q/WnH6WmAwzCI/AAAAAAAAQ70/ZhJTcYEZ4wkf526QSkmoCW__50eE3X6rwCLcBGAs/s640/marin2%2B%25281%2529.png
https://3.bp.blogspot.com/-9EjdlOl7T1Q/WnH6WmAwzCI/AAAAAAAAQ70/ZhJTcYEZ4wkf526QSkmoCW__50eE3X6rwCLcBGAs/s72-c/marin2%2B%25281%2529.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/marin-mema-kur-lindi-kalaja-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/marin-mema-kur-lindi-kalaja-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy