Marrëveshja e detit, Gerveni: Nuk mund të zbatohet distanca 12 milje

Kristaq Gerveni, një nga anëtarët e grupit negociator të marrëveshjes së vitit 2009 me Greqinë thotë se nuk ka sens deklarata e Kotzias për zgjerim të hapësirës detare me 12 milje, kur në disa pjesë largësia mes dy vendeve është më e vogël. Në një prononcim për Televizionin Klan, ai sqaron se si duhet të veprohet në të tilla raste.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se pala shqiptare ka pranuar zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare greke, në 12 milje. Çfarë do të thotë teknikisht 12 milje?

Baza ligjore për ndarjen e hapësirës ujore mes dy shteteve është Konventa Mbi të Drejtën e Detit. Në bazë të kësaj Konvente, çdo shtet mund të deklarojë deri në 12 milje detare. Mund të deklarojë, 3, 6, 12, por jo më shumë se 12. Në rastin e pozicionit gjeografik që ka Shqipëria me Greqinë, nuk mund të zbatohet kjo distancë, 12 milje. Distanca 12 milje mund të zbatohet në ujërat detare që janë në det të hapur. Në kanalin e Korfuzit bie fjala, që është më pak se dy milje detare, sqaroj që 1 milje është 1 852 metra, pra më pak se 2 kilometra, dhe aty ku Kanali i Korfuzit është më pak se 2 milje, nuk ka sens dhe tingëllon qesharake që të merret tani dhe do zgjerohet 12 milje detare. Në këto raste zbatohet vetëm neni 15 i kësaj Konvente, që thotë se për vendet që janë përballë njëri-tjetrit dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të pasur mbi 12 milje, pra nuk janë më shumë se 24 milje larg njëri-tjetrit, atëherë hapësira ujore ndahet mes për mes. Dhe në marrëveshjen e 2009-ës, ne kemi zbatuar rigorozisht barazdistancën. Ne nuk mund të pengojnë një shtet që të mos deklarojë ujërat territoriale deri në 12 milje”.

Zoti Gerveni, a i ndryshon ky përcaktim koordinatat e arritura në marrëveshjen e 2009-ës?

“Nuk ndikon fare. Unë pres që dhe negociatat që do të zhvillohen, do të jenë pak a shumë plus minus, në ato rezultate. Ajo zhurmë e madhe që u bë, që janë falur 300 kilometra, do të shuhet shumë shpejt dhe do të shikohen se është zbatuar rigorozisht Ligji Ndërkombëtar i Detit. Dhe unë shpresoj shumë që edhe në negociata e reja që do të bëhen, ai ligj do të respektohet dhe Shqipëria të mos humbasë asnjë metër katror”. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja e detit, Gerveni: Nuk mund të zbatohet distanca 12 milje
Marrëveshja e detit, Gerveni: Nuk mund të zbatohet distanca 12 milje
Marrëveshja e detit, Gerveni: Nuk mund të zbatohet distanca 12 milje
https://1.bp.blogspot.com/-w6Q_BGhyKj4/WnGjWdKOo1I/AAAAAAAAQ44/pbZMv5b56wQKviR6K4Eaf0E52g9Aa7zCwCLcBGAs/s640/kristaq-gerveni_admiral2-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-w6Q_BGhyKj4/WnGjWdKOo1I/AAAAAAAAQ44/pbZMv5b56wQKviR6K4Eaf0E52g9Aa7zCwCLcBGAs/s72-c/kristaq-gerveni_admiral2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/marreveshja-e-detit-gerveni-nuk-mund-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/marreveshja-e-detit-gerveni-nuk-mund-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy