Me dashuri nga Shqipëria: Si jetojnë të huajt në Tiranë! (VIDEO)

Shqipëria që pas rënies së sistemit diktatorial ka ndryshuar shumë dhe ata që kanë padyshim një peshë të rëndësishme në këtë çështje, janë shqiptarët që kanë emigruar në vende të ndryshme të botës.

Largimi i qindra mijëra shqiptarëve, drejt vendeve të Europës, Amerikës, Australisë dhe më gjerë, ka ndikuar që kultura shqiptare të transmetohet ndërkohë që edhe kultura të tjera të sillen në vend, për shkak të ndërveprimit kulturor.

Nga ana tjetër, mijëra të rinjë shqiptarë kanë zgjedhur që të studiojnë në vende të ndryshme, duke bërë që të marrin edukim më cilësor si dhe të prezantojnë vlerat më të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në 27-vite nga dalja e Shqipërisë nga regjimi totalitar ku qëndroi për 50-vite, shumë tipare të shqiptarëve kanë ndryshuar.

Duke nisur që nga kultura, mënyra e jetesës, mënyra e të menduarit, vepruarit apo edhe emancipimit të shoqërisë.

Duke u nisur nga këta faktorë, por edhe shumë të tjerë që shqiptarët i kanë traditë të ngulitur ndër shekuj, shumë shtetas të huaj preferojnë që të vijnë për të jetuar në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i dy vajzave polake, si dhe i një djali kanadez dhe britanik, të cilët kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri.

Magdalena Lasa, ka 7-vite që jeton në Shqipëri dhe ardhja këtu nuk ka qenë rastësi. Teksa studionte në Itali, ajo është njohur me bashkëshortin e saj, me të cilin janë martuar dhe prej vitesh jetojnë në kryeqytetin shqiptar.

Ajo thotë se që nga momenti ku u njoh me bashkëshortin e saj, e ka adhuruar Shqipërinë, ndonëse ka ende disa gjëra për të cilat Shqipëria duhet të punojë për të zhvilluar akoma më shumë jetën e qytetarëve.

Si rasti i Magdalenës, është edhe ai i Kristina Vjeshboviç e cila jeton në Shqipëri prej 11-vitesh.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur që jeton në Shqipëri, ndonëse Tirana nuk i pëlqen shumë, për shkak të trafikut të rënduar, ajrit të dnotur, mungesës së hapsirave për të kaluar kohën e lirë etj.

E pyetur se cila ka qenë gjëja që e ka bërë më kurioze për ta njohur Shqipërinë, ajo thotë se janë traditat e shqiptarëve për të qenë mikpritës, të kujdesshëm ndaj të huajve, tolerantë dhe me parime të forta për familjen.

Por, nuk janë vetëm vajza të huaja janë ato që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri dhe të martohen me shqiptarë.

Bassam Libde është një djalë nga Kanadaja, i cili pasi është njohur me bashkëshorten e tij, shqiptare, kanë vendosur që të vijnë për të jetuar në Shqipëri.

Ai thotë se kur ka ardhur këtu është mrekulluar me natyrën shqiptare, me kulturën, traditën, vijën bregdetare por edhe ushqimin shqiptar.

Ai thotë se, gruaja e tij i ka treguar pjesën më të madhe të Shqipërisë, pro se ka dëshirë ta prekë atë në çdo pëllëmbë.

Të njëjtin fat, ka pasur edhe Ed…. i cili në fakt sapo ka ardhur në Shqipëri.

Ai thotë se gjëja e parë që i ka bërë përshtypje, sapo ka mbërritur në Shqipëri, është kushina dhe mikpritja shqiptare.

Bassami, Magdalena, Kristina dhe Ed duke qenë se kanë studiuar në fusha të ndryshme dhe fati deshi që ata të vijnë në Shqipëri, kanë ngritur një Qendër të Gjuhëve të Huaja, përmes së cilës synojnë që të përgatisin të rinjtë shqiptar, për të qenë sa më të suksesshëm nëse duan të studiojnë jashtë.

Duke punuar me shqiptarët, Bassami, Magdalena, Kristina dhe Edi thonë, se shqiptarët janë njerëz shumë të dedikuar, janë të fokusuar për të mësuar sa më shumë të jetë e mundshme si dhe të ecin përpara.

Megjithatë, ata kanë edhe një kërkesë për institucionet shqiptare: Që të punojnë akoma më shumë për të forcuar sistemin arsimor, pa të cilin askush nuk mund të ecë përpara.

Për sociologët, ardhja e të huajve në Shqipëri dhe bashkëjetesa perfekte me shqiptarët, është një fenomen shumë pozitiv, i cili i jep një tjetër hov zhvillimi shoqërisë shqiptare.

Për sociologen Entela Binjaku, shkëmbimet kulturore mes vendeve e pasurojnë akoma më shumë kulturën shqiptare, por ajo çka më së shumti i tërheq të huajt, për të ardhur dhe jetuar e punuar në Shqipëri, është mikpritja, toleranca, përkujdesi dhe traditat e forta të familjes shqiptare.

Binjaku thotë se celebrimi i të rinjve shqiptar me ata ta huaj, është edhe pasojë e prezantimit të vlerave më të mira të shqiptarëve, në vendet ku kanë studiuar apo jetuar, edhe si pasojë e emigrimit ndër dekada e shekuj.

Jo vetëm gjatë periudhës së mesjetës, por edhe në modernitet, është intensifikuar vrullshëm lëvizja e njerëzve çka solli dhe një perfeksionim të shoqërisë shqiptare.

Kjo ka bërë që profili i shqiptarëve të marrë një tjetër dimension, ndryshe nga sa ishte në vitet 1990, kur shumë shqiptar u përfshinë në aktivitete që ndikojnë negativisht në shoqëri.(Channel One/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Me dashuri nga Shqipëria: Si jetojnë të huajt në Tiranë! (VIDEO)
Me dashuri nga Shqipëria: Si jetojnë të huajt në Tiranë! (VIDEO)
https://3.bp.blogspot.com/-U39rlGFleDE/Wmdtn1gXmEI/AAAAAAAAP_E/62UY4nII5zQY1UMIJJ4mrNnoZjMOPXoCQCLcBGAs/s640/te-huajt.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-U39rlGFleDE/Wmdtn1gXmEI/AAAAAAAAP_E/62UY4nII5zQY1UMIJJ4mrNnoZjMOPXoCQCLcBGAs/s72-c/te-huajt.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/me-dashuri-nga-shqiperia-si-jetojne-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/me-dashuri-nga-shqiperia-si-jetojne-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy