Mos i rropat me protesta njerëzit Lul

Nga Artur Ajazi

Pasi ka takuar për të dytën herë Monikën dhe “aleatët”, kreu i frontit opozitar ka vendosur të shpallë datën 27 janar 2018 si “ditën e fillimit të protestave antiqeveritare”, me shpresën se rreth tyre do të mblidhen me mijëra njerëz. Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e tij “aleatët parlamentarë” për datën e protestës, dhe u ka prezantuar atyre aksionin opozitar, që nis me protesta dhe me një “kushtëzim të marrëdhënieve në parlament”.

Luli ka vendosur sërish të testojë besimin, durimin, dhe shpresën e humbur të bazës së Partisë Demokratike, duke tentuar ti rropasë edhe njëherë ata që i kanë mbetur akoma besnikë të rrugës tij. Luli ka folur mbi “aksionin opozitar” duke deklaruar në prani të Monikës, Dash Shehit, Agron Dukës e Fatmir Mediut se “ky do të jetë një vit i kurajos e përballjes e fitores mbi të keqen” por nuk ka shpjeguar se kush do të mbushë sheshet e protestave, cili është motivi kryesor që “fronti opozitar” do të dalë në protesta. Fakti është se në dy protestat e fundit, sheshet janë mbushur më tepër me ish-zyrtarë dhe ish-pushtetarë të PD, dhe jo me hallexhinjtë e vërtetë, apo nga anëtarësia dhe militantët demokratë shimica e të cilëve mbeten të zhgënjyer nga ai.

Duke folur mbi protestat, zoti Basha ka theksuar se “me aleatët kemi vënë piketat për kalendarin e veprimeve i cili do të shtrihet e përqafojë të gjithë shtresat e shoqërisë”, por nuk ka shprehur besimin se në ato protesta do të marrin pjesë “mijëra e mijëra demokratë”. Zoti Basha u ka bërë thirrje edhe intelektualëve “ti bashkohen protestës qytetare”, por nuk ka shpjeguar se përse intelektualët i ka larguar nga PD, përse i la jashtë listave dhe përse u ka bërë postobllok me gjithçka mundet kur ata dalin kundër tij. Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur misioni i saj nuk është qartësuar, në një kohë kur nga PD dhe LSI, janë larguar mijëra simpatizantë dhe militantë të zhgënjyer.

“Marrëdhënia me parlamentin do të diktohet tërësisht me aktin e rëndë të pafalshëm të dhunimit të kushtetutës” deklaroi zoti Basha, kur dihet publikisht dhe institucionalisht se në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme (dhe largimit të Tikut) nuk është shkelur asnjë centimetër i Kushtetutës, duke patur edhe mbështetje ndërkombëtare. Por pavarsisht kësaj, duket se “fronti opozitar” e ka vendosur që protestat të nisin në 27 janar, madje duke paracaktuar si nismëtarë të tyre emra me “peshë” nga partitë aleate. Përsa i përket deputetëve, zoti Basha ka urdhëruar që ata “të nisen në zonat dhe rrethet e tyre, të ulen këmbëkryq me popullin dhe ti mbushin mëndjen atyre të vijnë me autobuzë në protesta”.

Organizim si 20 vjet më parë, kur njerëzit thirreshin për të mbushur autobuzët e pronotuar nga kryetarët e degëve të PD, por asokohe ka patur struktura edhe në bazë, ndërkohë që sot ato mungojnë në çdo rreth. Protestat pa motiv, mbetet gjetja më dështake e “frontit opozitar”, por duket se më tepër si kërkesë e zotit Basha, ajo mbetet “shpikja e Monikës”, e cila ka deklaruar se sërish do të godasë me çizme kryeministrin. Kjo pasi vetë dështimet e dy protestave të fundit, ajo para bashkisë së Tiranës dhe ajo para Kuvendit të Shqipërisë, treguan se “Luli po i lodh dhe rropat kot njerëzit e tij”, pasi ata të Monikës, më tepër preferojnë të kalojnë tek PS, se sa të dëgjojnë fjalimet e stisura të gjoja opozitarëve.

Luli mos i konsumo më tepër se ç’duhet edhe ata ish-pushtarë që mbushin autobuzat me “protestues” sepse edhe ata së fundi e kanë mbledhur mëndjen se, kjo që bëhet vetëm opozitë nuk është. Nevoja urgjente e PD, si parti e madhe (në zbritje dhe jo në rritje) mbetet ajo e ribashkimit zoti Basha, mbetet ajo e risqarimit dhe ringritjes së strukturave statutore, ringritja e moralit e atyre qindra e mijëra militantëve të zhgënjyer nga ngjarjet e muajve të fundit në parti, miratimi nga të gjithë i një platforme të qartë politike të opozitës, ribërja e zgjedhjeve të rregullta për kryetarin e partisë, dhe pastaj ndoshta do të ishte më legjitime kërkesa për “aksione , revolucione, fronte opozitare, protesta antiqeveritare” por ama me aleatë seriozë dhe të besueshëm politikisht./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mos i rropat me protesta njerëzit Lul
Mos i rropat me protesta njerëzit Lul
Mos i rropat me protesta njerëzit Lul
https://1.bp.blogspot.com/-09JVzOHeda0/WlRuQTnL6EI/AAAAAAAAOgA/g3ee7sUZxsoqQz1Ul7U0EKMFliXlg3F3QCLcBGAs/s640/PD-Basha-%25C3%2587ad%25C3%25ABr-n%25C3%25AB-%25C3%25A7do-qytet-bllokojm%25C3%25AB-akset-rrugore.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-09JVzOHeda0/WlRuQTnL6EI/AAAAAAAAOgA/g3ee7sUZxsoqQz1Ul7U0EKMFliXlg3F3QCLcBGAs/s72-c/PD-Basha-%25C3%2587ad%25C3%25ABr-n%25C3%25AB-%25C3%25A7do-qytet-bllokojm%25C3%25AB-akset-rrugore.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mos-i-rropat-me-protesta-njerezit-lul.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mos-i-rropat-me-protesta-njerezit-lul.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy