Moska provokon: Edi Rama kërkon Shqipërinë e madhe

Vendimi historik për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni ka alarmuar Moskën.

Ministria e Jashtme Ruse në një reagim zyrtar të 17 janarit, hartuar nga Departamenti i Informacionit dhe shtypit, adreson kryeministrin Rama si personin që qëndron pas zhvillimeve politike në vendin fqinj.

Moska tërheq vëmendjen për pasojat e rënda, që sipas saj, do të japë e ashtuquajtura platformë e Tiranës për rolin e ri të shqiptarëve në Maqedoni.

“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama që të vazhdojë të promovojë platformën famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai ndihmoi në hartimin e saj. Zbatimi i këtij dokumenti do të dëmtonte bazat kushtetuese të shtetit maqedonas dhe marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe si pasojë do të provokonte përleshjet e reja etnike në Ballkan”,thote deklarata e Moskes.

Rusët nuk kanë asnjë dyshim se pas protagonizmit politik të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama fshihet ideja e Shqipërisë së Madhe.

“Këto zhvillime të reja janë plotësisht në përputhje me ambiciet Shqipërisë së Madhe, të cilat rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve në rajon. Ne i japim shumë rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime te tilla duhet të merren vetëm në bazë të marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe një konsensusi të gjerë në shoqërinë e tij.”

Reagimi i ashpër nga Moska zyrtare vjen në kohën kur shqiptarët në Maqedoni për herë të parë u kthyen në një faktor vendimtar për rrëzimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga pushteti, qartësisht i mbështetur nga rusët – dhe krijimin e qeverisë së re pro perëndimore të Zoran Zaev.

Qeveria shqiptare ka mohuar çdo akuzë lidhur me hartimin e të ashtuquajturës Platforma e Tiranës nga ana e saj, duke theksuar vetëm angazhimin për të ndihmuar në bashkimin e faktorit politik shqiptar për implementimin përfundimtar të Marrëveshjes së Ohrit. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Moska provokon: Edi Rama kërkon Shqipërinë e madhe
Moska provokon: Edi Rama kërkon Shqipërinë e madhe
Moska provokon: Edi Rama kërkon Shqipërinë e madhe
https://2.bp.blogspot.com/-d2qSrSmjnWs/WmG-1sd2BYI/AAAAAAAAPbw/JjyPawJlQiY7rv7Mw4otZWQ5-FUpDJghgCLcBGAs/s640/auto_moska1487429924.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-d2qSrSmjnWs/WmG-1sd2BYI/AAAAAAAAPbw/JjyPawJlQiY7rv7Mw4otZWQ5-FUpDJghgCLcBGAs/s72-c/auto_moska1487429924.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/moska-provokon-edi-rama-kerkon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/moska-provokon-edi-rama-kerkon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy