“Nesër vij me Titon, përgatisni këto parulla”/ Telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi

Historiani dhe ish-kreu i arkivës në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar për herë të parë një telegram të dërguar nga Enver Hoxha gjatë një vizite të tij në Beograd.

Këtë dokument Dervishi e publikoi në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’.

Postimi i plotë:

946/Telegrami i diktatorit tonë nga Beogradi

Më 23 qershor – 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi Jugosllavinë. Në përfundim të vizitës, më 1 korrik 1946, pra disa orë para mbërritjes në Shqipëri, i dërgon një telegram zëvendësit të vet, Koçi Xoxe, të cilin e udhëzon për masat që duhet të marrë në këtë pritje. Hoxha ka tejkaluar se tepërmi detyrat komunale e bashkiake teksa porosit mënyrën e pritjes dhe parullat që duhen hedhur. Ja telegram i datës 1 korrik 1946:

“Nesër në mëngjes nisemi me aeroplan në ora 8. Organizoni një pritje e manifestim madhështor. Autoritetet më të larta, e qeveria të dalin për të na pritur në aerodrom. Populli të dalë me shumicë. Qyteti të zbukurohet me flamurët tanë e Jugosllavisë. Bëni çmos të punohet tërë natën që të bëni flamuj të Jugosllavisë e Shqipërisë e t’i mbajë populli në duar. Përgatitni mikrofona dhe megafona dhe unë do të flas shkurt gjatë manifestimit. Përgatitni parulla të shkruara dhe parulla që duhet të hidhen nga populli. Përveç parullave të tjera të zakonshme të ketë edhe parulla si “Rroftë marrëveshja midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë”, “Rroftë mareshali Tito”; parulla të shkruara “Tirana-Beogradi”, të thirret “Enver-Tito”, të bëhet parulla rreth ushtrisë sonë si dhe ushtrisë jugosllave: “Rroftë vëllazërimi i ushtrisë kombëtare shqiptare dhe i ushtrisë heroike jugosllave”, “Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë”. Sa më shumë parulla mbi miqësinë tonë me Jugosllavinë. Në aeroport të vinë automobilat më të mirë për të na marrë, veçanërisht të vinë ato që janë të hapura”.

Në faksimile e foto një pjesë e telegramit të nisur nga legata jonë në Beograd dhe një nga aktivitetet në sheshin “Skënderbej” ku dallohen parullat “Enver-Tito”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Nesër vij me Titon, përgatisni këto parulla”/ Telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi
“Nesër vij me Titon, përgatisni këto parulla”/ Telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi
“Nesër vij me Titon, përgatisni këto parulla”/ Telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi
https://1.bp.blogspot.com/-Hr7F85IJEz8/WmC8YAb169I/AAAAAAAAPW8/-CTg3ObfTq4lk35mQi5gC2l-bZUVkrDIgCLcBGAs/s640/doc.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Hr7F85IJEz8/WmC8YAb169I/AAAAAAAAPW8/-CTg3ObfTq4lk35mQi5gC2l-bZUVkrDIgCLcBGAs/s72-c/doc.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/neser-vij-me-titon-pergatisni-keto.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/neser-vij-me-titon-pergatisni-keto.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy