Nga vjen fjala Kuvend?
I/E nderuar lexues!Fjala Kuvend e ka zanafillën nga mbledhjet e burrave të një krahine, fshati a fisi, që shqyrtonin e zgjidhnin çështjet më të rëndësishme politike e shoqërore të zonës së tyre. Sipas të drejtës kanunore, kishin natyrën e një organizimi vetëqeverisës. Kuvendet shqyrtonin probleme të karakterit gjyqësor e administrativ me rëndësi të përgjithshme dhe i vendosnin sipas parimeve të Kanuneve lokale.Kuvendet mblidheshin zakonisht në vende të paracaktuara: pjesëtarët e tyre rreshtoheshin në gjysmërreth duke qenë krerët dhe pleqtë më vete dhe banorët e tjerë më vete. Vendimin përgjithësisht e jepnin krerët dhe pleqtë, ndërsa vegjëlia dhe stërpleqtë kishin të drejtën të pranonin ose jo. Të gjithë anëtarët e kuvendeve ishin të armatosur. Gratë nuk merrnin pjesë./ZgjohuShqiptar.info