"Ngrihet" flamuri shqiptar në Greqi (VIDEO)

Komuniteti shqiptar në ishullin e Kretës në Greqi ka arritur të realizojë me sukses kërkesën që kishte prej kohësh. Në Hania, zonë në Kretë, ka nisur mësimi në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar që jeton aty.

Mësimi në fakt është në formën e një kursi dhe zhvillohet çdo fundjavë në një shkollë të asaj zone. Qytetarë shqiptarë që jetojnë në Kretë i kanë dërguar redaksisë së tvklan.al video nga momenti kur ka nisur zyrtarisht për herë të parë mësimi në gjuhën shqipe. Për realizimin e mësimit në gjuhën shqipe ka qenë një kërkesë e hershme e kryetarit të komunitetit shqiptar Afrim Avdija dhe mësueses Malvina Qirko. Të pranishëm në inaugurimin e kursit të parë kanë qenë zv/ambasadori shqiptar në Greqi Florjan Nova, kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi Anila Velaj Kila dhe kryetari i FSHSH në Greqi Ermal Sula.

Por, fakti që në fundjavë në shkollën greke bëhet mësim në shqip, ka shqetësuar prindërit e fëmijëve grekë. Ata kanë thënë për mediat lokale se nuk kishin asnjë dijeni për kursin në gjuhën shqipe. Më tepër akoma i ka shqetësuar fakti që në shkollë është vendosur edhe flamuri shqiptar, krahas flamurit grek. Nxënësit e kësaj shkolle bënë sot kërkesë në drejtori që kursi në gjuhën shqipe të mos vazhdojë dhe të hiqet flamuri i Shqipërisë.

Por, drejtori i shkollës greke deklaroi publikisht se ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar në Hania që të zhvillohej ky kurs, dhe ka shtuar se nuk ka asgjë të pazakontë.

“Disa muaj më parë, presidentit i komunitetit shqiptar në Hania kërkoi që t’i jepej një klasë çdo të shtunë ose të dielë për të bërë mësim fëmijët shqiptarë që janë emigrantë, të cilët nuk e dinë mirë gjuhën shqipe. Diçka e ngjashme është bërë edhe me komunitetin rus në Korai”, tha ai.

Drejtori sqaroi gjithashtu edhe se flamuri grek nuk është hequr nga shkolla, por krah tij është vendosur edhe flamuri shqiptar si shenjë e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve.

Megjithatë, shoqata e prindërve të kësaj shkolle bëri një kërkesë ku kërkonte heqjen e flamurit shqiptar dhe të pezullohet kursi i gjuhës shqipe./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "Ngrihet" flamuri shqiptar në Greqi (VIDEO)
"Ngrihet" flamuri shqiptar në Greqi (VIDEO)
https://1.bp.blogspot.com/-2fZHT-rlLTw/Wmi14wTlnUI/AAAAAAAAQF8/e7FikvQMCCEUiKcl4cW_8VbkvHJ7gM56gCLcBGAs/s640/27292707_2026398121018751_1353882314_n.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-2fZHT-rlLTw/Wmi14wTlnUI/AAAAAAAAQF8/e7FikvQMCCEUiKcl4cW_8VbkvHJ7gM56gCLcBGAs/s72-c/27292707_2026398121018751_1353882314_n.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ngrihet-flamuri-shqiptar-ne-greqi-video.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ngrihet-flamuri-shqiptar-ne-greqi-video.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy