Nis punën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, grekët pretendojnë eshtrat e 6800 ushtarëve

Shprehja popullore: “Kur zihen dy veta, fiton i treti”, nuk vlen për Shqipërinë. Përkundrazi…

Sot kanë nisur në Dragot të Tepelenës gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në luftë me ushtrinë italiane. Vendimi për këto gërmime u mor nga qeveria “Rama” në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare, ky proces do të ndiqet nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me autoritet e bashkive në zonat ku do të kryhen punime për kërkimin, identifikimin, zhvarrimin dhe rivarrimit të eshtrave.

Sipas marrëveshjes paraprake, do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar grek. Në rastet kur nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në varrezat murale pa emër.

Por, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale, sot në Dragot është parë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani. Ky vendim nuk është “ekskluzivitet” i qeverisë Rama, pasi me disa ndryshime, ai ka qenë miratuar edhe më parë në vitin 2011 nga ish-qeveria Berisha.

Nisja e gërmimeve ditën e sotme ka sjellë dhe reagimin e një pjesë të komunitetit çam, të cilët kanë protestuar duke kërkuar reciprocitet në identifikimin e të vrarëve çamë në Greqi. Tentativa e protestuesve për të prishur rrethimin e ngritur në zonën e gërmimit, kanë sjellë dhe reagimin e policisë.

Nuk dihet se kur do të mbarojnë gërmimet e nisura sot, por grekët pretendojnë të gjejnë në Shqipëri eshtrat e rreth 6800 ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, ku siç thoshte ish-kryeministri britanik Çërçill: “U përplas ushtria e parafundit e Evropës me ushtrinë e fundit të Evropës dhe fitoi ushtria e fundit.”

Faturën e kësaj përplasje vazhdon ndërkohë edhe pas 78 vitesh ta paguajë Shqipëria./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nis punën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, grekët pretendojnë eshtrat e 6800 ushtarëve
Nis punën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, grekët pretendojnë eshtrat e 6800 ushtarëve
https://1.bp.blogspot.com/-RpXmLCAtj4E/WmYFjonnELI/AAAAAAAAPz4/ORA0T-G6H8Id9xCTD5qDfAtJQ6Ie2ChHwCLcBGAs/s640/13-7.png
https://1.bp.blogspot.com/-RpXmLCAtj4E/WmYFjonnELI/AAAAAAAAPz4/ORA0T-G6H8Id9xCTD5qDfAtJQ6Ie2ChHwCLcBGAs/s72-c/13-7.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nis-punen-gjenerali-i-ushtrise-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nis-punen-gjenerali-i-ushtrise-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy