Një shkrim në Reuters për Bitcoin dhe piramidat shqiptare të ’96-s

Bitcoin ishte tema më e nxehtë Vitit të Ri.

Njerëz që nuk kanë lidhje me financat pyesnin se çfarë po ndodh. Shpesh, përgjigjja që përmbante shkallën më të lartë të sigurisë erdhi nga njerëz që deri atëherë kishin treguar pak interes për të investuar.

Është e zakonshme. Tullumbaceve financiare, fundi ka të ngjarë t’u afrohet më shumë kur amatorët bëhen ekspertë.

Diçka e ngjashme ka ndodhur në fund të viteve 1920, me një ndryshim të rëndësishëm. Aksionet mund të kenë qenë të mbivlerësuara, por pothuajse të gjitha kompanitë aksionere ishin fitimprurëse.

Përkundrazi, sot, pak gjëra thelbësore mbështesin vlerën e monedhave elektronike.

Thuhen histori se monedhat kombëtare do të humbasin vlerën e tyre në të ardhmen, dhe rrjetet kompjuterike do të vazhdojnë të ekzistojnë. Atëherë njerëzit që do të kërkojnë me dëshpërim një monedhë të fortë do të kthehen në eliksirin e sigurisë kriptomonedhave. Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale do të jenë me vlerë të madhe, aq të lartë sa që çmimi nuk jetë i tepruar.

Ky mund të jetë justifikimi më i keq për një investim që nga koha e “Piramidave” shqiptare të 1996.

Në atë kohë në Shqipëri “fondet e investimeve” premtonin 30% fitime në muaj. Kjo ishte skema klasike piramidale që vazhdoi për aq kohë sa kishte të holla të mjaftueshme për t’u kthyer paratë atyre që dëshironin të realizonin fitimet e tyre.

Brenda disa muajsh “fondet e investimeve” kishin thithur thuajse gjysmën e GDP-së të Shqipërisë dhe kur plasi “tullumbacja” në vitin 1997, GDP ra me 11%, sipas llogaritjeve të FMN-së, ndërsa ekonomia mori pesë vjet të shërohet plotësisht .

Investitorët shqiptarë ishin sigurisht lakmitarë dhe budallenj.

Megjithatë, pas 40 viteve të izolimit dhe të sundimit komunist shqiptarëve mund t’u falet që nuk e kuptonin funksionimin e tregjeve. Ata që blejnë bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale duhet të turpërohen më shumë. Natyrisht, ata nuk janë të dëshpëruar apo të varfër dhe çfarëdolloj injorance e tyre është e qëllimshme.

Me një hulumtim të vogël, blerësit potencial mund të shohin se tregu i kriptomonedhave është ëndrra e atyre që nxisin skemat piramidale. Pothuajse askush nuk shet dhe blerësit e rinj nuk janë të interesuar në çmim.

Sot ekzistojnë dy dallime midis Shqipërisë dhe botës së kriptografive.

Së pari, mania aktuale ka krijuar një kompleks transaksionesh, të cilat pothuajse nuk mund të imagjinoheshin nga shitësit e Tiranës.

Së dyti, fatmirësisht, rënia e kriptomonedhave sot do të jetë shumë më pak e dëmshme. Vlera totale e 30 monedhave kryesore ishte dje rreth 640 miliardë dollarë ose më pak se 1% e PBB-së në botë.

Rritja e shpejtë e vlerës së kriptomonedhave do të thotë se kreditë e dhëna për të garantuar këto asete thelbësore pa vlerë do të jetë shumë më e ulët se vlera e tyre nominale. Kur çmimet e produkteve financiare bien, janë kreditë e kuqe që shkaktojns dëmin më të madh.

Megjithatë, kjo histori ofron një provë tjetër se financimi i tregut ka dështuar.

Edward Hadas – Reuters (Përktheu Respublica)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një shkrim në Reuters për Bitcoin dhe piramidat shqiptare të ’96-s
Një shkrim në Reuters për Bitcoin dhe piramidat shqiptare të ’96-s
https://3.bp.blogspot.com/-Va8uBfoHio0/WlDuroUk2nI/AAAAAAAAOP8/_K5q7Co5OZ8GOgbN3J4PiKD7DrGG8pzsACLcBGAs/s640/bread1-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Va8uBfoHio0/WlDuroUk2nI/AAAAAAAAOP8/_K5q7Co5OZ8GOgbN3J4PiKD7DrGG8pzsACLcBGAs/s72-c/bread1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nje-shkrim-ne-reuters-per-bitcoin-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nje-shkrim-ne-reuters-per-bitcoin-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy