Pakt për detin? Kotzias: Kemi rënë dakord për zgjerimin me 12 milje të ujërave greke (VIDEO)

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaron se është arritur dakordësi me Shqipërinë përsa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare.

Nikos Kotizas: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive bëmë 13 orë negociata në fazën përfundimtare. Kishim filluar të diskutonim më përpara dhe më pas i pamë gjërat më hollësisht në Kretë në negociatat katërditore dhe në Korçë.

Gazetari: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Kemi rënë dakord.

Gazetari: …sepse ka bërë deklarata z. Bushati që bënte përgjegjëse për marrëveshjen qeverinë e kaluar. Pra kur thoni keni rënë dakord, do të zgjeroni kufirin detar në 12 milje?

Nikos Kotzias: Bëhet fjalë për zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare. Po do ta bëjmë, por këto janë zonat bregdetare kombëtare.

Gazetari: Dhe më pas do të shpallni Zonën Ekonomke Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Sa per ZEE mund ta shpallim, pasi pala tjetër ka pranuar që gjithsesi kemi të drejtë 12 milje dhe këtë e ka pranuar pala shqiptare.

Kotzias ka deklaruar edhe njëherë se nuk është diskutuar çështja çame.

“Nuk e diskutuam. Pala shqiptare e shtroi, pala greke tha nuk e diskutojmë dhe aty mbaruam”, deklaroi ai.

Kotzias ka thënë gjithashtu se në marrëveshjet e bëra është edhe ajo e korrigjimit në bazë të udhëzimeve të komisioneve dypalëshe të teksteve shkollore në Shqipëri, të cilat do të fillojnë të qarkullojnë nga shtatori i këtij viti.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të Kryeministrit shqiptar brenda pak muajve, Kotzias ka shtuar se kjo është pasojë e negaciatave që u bënë me qartësi dhe durim, ndërsa ka mohuar zërat për ndërhyrje nga faktorë të huaj.

Duke quajtur arritje të mëdha çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, rindërtimin e Kishës në Himare dhe dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas, Kotzias ka bërë me dije se vizita e Tsipras në Tiranë për t’u takuar me homologun e tij shqiptar do të bëhet pak ditë para Pashkës ortodokse./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pakt për detin? Kotzias: Kemi rënë dakord për zgjerimin me 12 milje të ujërave greke (VIDEO)
Pakt për detin? Kotzias: Kemi rënë dakord për zgjerimin me 12 milje të ujërave greke (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-28qk76OGXXw/WnCD-vmn9fI/AAAAAAAAQw4/tuE4r0-v2IUTcM2xqGq3j8sz5aGqLcShACLcBGAs/s640/kotzbushat.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-28qk76OGXXw/WnCD-vmn9fI/AAAAAAAAQw4/tuE4r0-v2IUTcM2xqGq3j8sz5aGqLcShACLcBGAs/s72-c/kotzbushat.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pakt-per-detin-kotzias-kemi-rene-dakord.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pakt-per-detin-kotzias-kemi-rene-dakord.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy