Papa i madh shqiptar përballë turqve

Në kohën kur turqit ishin afruar shumë pranë dyereve të Evropës dhe synonin drejt Vatikanit, Papa Klementi besonte se mund të shfrytëzonte çastin politik e fetar, për t’i rikthyer Selisë së Shenjtë rolin kryesor në përpjekjet për t’i kapërcyer përçarjet ndërmjet fuqive katolike.

Por veprimtaria e tij e dendur diplomatike nuk i arriti rezultatet e dëshiruara, gjë që përfundoi me thellimin e mëtejshëm të krizës: vendet katolike të Evropës e përdorën mbrojtjen kundër turkut, si mjet për të thelluar pretendimet e tyre e për ta konsoliduar politikën antikuriale.

Pasi sulltani i shpalli luftë Venedikut (dhjetor 1714), i dërguari papnor Marcolini dhe nunci Spinola, u pritën ftohtë nga perandori, i cili nuk tregoi kurrfarë interesi derisa, pas rënies së Moresë, Papa i dha lejën të mblidhte të dhjetat për tre vjet në trojet perandorake të përtejalpeve, rreth 200.000 fiorina. Vetëm atëhere u zotua t’i mbronte pronat italiane nga çdo kërcënim. Këto masa kontribuan që, në vitin 1716, të lidhej aleanca për mbrojtjen me Republikën e Shën Markut dhe të arriheshin fitoret e princit Eugjen në Petervaradino e Temesvar e, një vit më pas, edhe fitorja e Beogradit.

Sipas Programit Shqip të Radio Vatikanit, po më 1716, flota e krijuar nga Papa ia doli mbanë të çlironte Korfuzin nga pushtimi turk e, nën ndikimin e këtij suksesi të pjesshëm, të formonte një këshill të posaçëm, që u kujdes t’i thellonte përpjekjet për mbrojtjen e brigjeve adriatike. U bënë edhe përpjekje të reja financiare: u dorëzuan në Venedik 100 000 fiorina ari e perandori u autorizua t’i vinte klerit në Milano, Napoli e Mantova një taksë të jashtëzakonshme prej 500.000 skudash.

Në vitet 1715-1720 marrëdhëniet sponjollo-papnore e vunë edhe më tepër në pah mungesën e largpamësisë të politikës së Klementit XI. U krijuan çaste të reja tensioni, pasojë e të cilave qe pasiguria e Romës dhe paaftësia për të siguruar informacionin e mjaftueshëm për situatën.

Në qershor 1717 u hartua një lloj projekt-konkordati ndërmjet Spanjës e Papës: propozohej rindërtimi financiar i monarkisë, me kusht që, si shpërblim, të njiheshin plotësisht të drejtat e Kishës spanjolle, e cila, nga ana e saj, do të lejonte të taksohej kleri për 150.000 dukat, gjatë një periudhe pesëvjeçare, fond që do të shërbente për të marrë pjesë në luftën kundër turkut.

Kardinali Alberoni, tejet i nderuar nga Papa, që e shikonte si një nga njerëzit më besnikë ndaj interesave të Kishës e kundështar i partisë së luftës kundër perandorisë, u krijua kardinal dhe u lavdërua publikisht, më 12 korrik 1717, pikërisht katër ditë para se flota spanjolle të pushtonte rrufeshëm Sardenjën.

Klementi XI, i shqetësuar nga kritikat e pashmangshme dhe akuzat për marrëveshje të fshehta nga ana e Vjenës, i kërkoi më kot Filipit V evakuimin e menjëhershëm të Ishullit dhe bëri çmos ta qetësonte diplomacinë perandorake, që kërkonte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Madridin dhe zgjedhjen e Czackit kardinal.

Më 26 gusht 1717 Papa deshi ta ratifikonte konkordatin me Spanjën, duke kërkuar të gjitha të drejtat e mohuara të Kishës e duke i caktuar Alberonit kryeipeshkvinë e Seviljes, ndonëse i kishte konfirmuar atë të Malagës. Mbreti, pa i ndërprerë planet e luftës kundër Sicilisë, reagoi duke e mbyllur gjykatën e nunciaturës e duke sekuestruar disa nga pasuritë e Kishës.

Në këto çaste fuqitë e mëdha rinisën konfliktet e ashpra, të cilat Papa bëri çmos t’i sheshonte. Vjena u qetësua vetëm pas emërimit të kardinalit Spinelli në krye të nunciaturës. Prelati i lartë shikohej me sy të mirë nga perandori, gjë që krijoi mundësitë për rihapjen e selisë diplomatike të Vatikanit. E hyrja e Filipit V në aleancën katërpalëshe (20 janar 1720), i fashiti në një farë mase edhe konfliktet ndërmjet fuqive katolike evropiane. Ndërkaq Kongregacioni kardinalor nisi një proces gjyqësor kundër Alberonit.

Nëse në këndvështrimin e ushtrimit të autoritetit tokësor Papnia e Klementit ishte plot paqartësi e dështime, në sferën fetare e dogmatike qe krejt ndryshme. Ulja e këtij Pape në fronin e Shën Pjetrit, i dha fund grindjeve doktrinore tridhjetëvjeçare, duke i siguruar Kishës një periudhë të plotë paqeje e duke thelluar qëndrimin e ashpër të Kuries Romake kundër zhansenistëve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Papa i madh shqiptar përballë turqve
Papa i madh shqiptar përballë turqve
Papa i madh shqiptar përballë turqve
https://3.bp.blogspot.com/-vE4Nl_WE_is/WlDvJQ2VYqI/AAAAAAAAOQA/fO0VTBLgyOUbHxvnlNZ8X6CfOyPSqKjLQCLcBGAs/s640/lg_88889a336cc9-battle-of-san-romano-696x394.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-vE4Nl_WE_is/WlDvJQ2VYqI/AAAAAAAAOQA/fO0VTBLgyOUbHxvnlNZ8X6CfOyPSqKjLQCLcBGAs/s72-c/lg_88889a336cc9-battle-of-san-romano-696x394.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/papa-i-madh-shqiptar-perballe-turqve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/papa-i-madh-shqiptar-perballe-turqve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy