Paralajmërimi i drejtorit të BERZH: Sfida për Shqipërinë fillon në 2019-ën

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret një rritje prej 4% në 2018, në sajë të projekteve të TAP dhe Devollit, si dhe nga kërkesa private në vend. Matteo Colangeli, drejtori i BERZH për Shqipërinë, pohon në një intervistë për “Monitor” se perspektiva afatshkurtër është pozitive. Por, sfida e vërtetë fillon në 2019-n e më pas, kur efektet e projekteve të mëdha mbarojnë dhe vendit do t’i duhet të mendojë për një zhvillim të qëndrueshëm.

Në afatin e gjatë, pika më e rëndësishme për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë është që lëvizja drejt procesit të integrimit në BE të përshpejtohet dhe të ndërmerren të gjitha masat në sektorin e reformave të administratës publike dhe shtetit të së drejtës (ndër të tjera) që të plotësohen kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave.

Më tej, duhen ndërmarrë edhe reforma në mjedisin e biznesit dhe në sektorin e energjisë.

Sektorët me potencial më të lartë, ku duhet të përqendrohet zhvillimi i ekonomisë, sipas tij, janë agrobiznesi dhe turizmi. Z. Colangeli tërheq vëmendjen që për një stabilitet afatgjatë, rritja të balancohet midis sektorëve dhe likuiditeti të drejtohet në sektorët konkurrues të ekonomisë shqiptare sesa në projekte teorike të pasurive të patundshme.

Si do ta vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2017?

Performanca ekonomike vijoi të rritet në 2017-n, me një rritje të vlerësuar prej 4% në gjysmën e parë të vitit, si rezultat i investimeve madhore si Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Hidrocentrali i Devollit. Ne parashikojmë një rritje të përgjithshme prej 3.7% për 2017-n. Ndërsa kjo është një arritje e rëndësishme, veçanërisht gjatë një viti elektoral, me një periudhë të gjatë paqartësie politike, nuk është shumë e dukshme sesa është në fakt rritja neto, pa llogaritur dy investimet e huaja të sipërpërmendura në sektorin e energjisë.

Një tjetër arritje e 2017-s ishte përfundimi i suksesshëm i programit 3-vjeçar të FMN-së, i cili ndikoi në rritjen e stabilitetit fiskal dhe rënien e nivelit të borxhit publik (i cili vazhdon të mbetet ende i lartë).

Cilat janë pritshmëritë për ekonominë shqiptare në vitin 2018? Cilët janë faktorët që do të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht?

Perspektiva afatshkurtër është pozitive. Ne presim të shohim një rritje prej 4% në 2018, në sajë të projekteve të TAP dhe Devollit si dhe nga kërkesa private në vend. Politika monetare do të vazhdojë të mbështesë rritjen dhe efekti i normave të ulëta të interesit në nxitjen e kreditimit pritet të rritet në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme për luftën ndaj kredive jo performuese (NPL) në sektorin bankar. Ekonomia do të përfitonte edhe nga një progres i mëtejshëm në procesin e integrimit në BE, pasi ky do të perceptohej si një sinjal pozitiv për investitorët që vendi është në drejtimin e duhur. Vazhdojnë të ekzistojnë ende disa rreziqe që lidhen me dobësi të trashëguara strukturore në administrimin publik dhe infrastrukturë.

Pas përfundimit të projekteve të mëdha, si TAP dhe Devolli, ku duhet të përqendrohet Shqipëria, në mënyrë që të ruajë rritjen e qëndrueshme dhe si duhet ta bëjë këtë?

Me vështrimin në 2019-n dhe më tej, sfida kryesore ekonomike për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i një zhvillimi të qëndrueshëm, për të vijuar me rritjen edhe pas përfundimit të ndërtimit të projekteve të TAP dhe Devollit. Këndvështrimi im është që sektorët me potencial më të lartë janë agrobiznesi dhe turizmi. Lufta ndaj informalitetit, aksesi më i mirë në financime dhe tërheqja e investimeve të reja do të jenë elemente të rëndësishme në maksimizimin e këtij potenciali, së bashku me zgjidhjen e problemit të titujve të pronësisë dhe një sistem ligjor më të besueshëm për të zgjidhur çështjet tregtare.

Për sa i përket turizmit mendoj se për Shqipërinë është e rëndësishme që të fokusohet në cilësinë e ofertës së saj dhe të synojë të tërheqë vizitorë apo konsumatorë të mëdhenj, duke lëvruar më shumë nga bukuritë natyrore apo trashëgimitë kulturore të vendit. Përmirësimi i infrastrukturës së transportit publik dhe shërbimeve mjedisore, veçanërisht për mbetjet dhe menaxhimin e ujërave, si dhe parandalimi i ndërtimeve masive dhe pa plan janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një avantazhi konkurrues të Shqipërisë në një periudhë afatgjatë.

Këtë vit, sektori i ndërtimit po kontribuon në gjysmën e rritjes ekonomike të vendit. A po ndjek Shqipëria modelin e duhur ekonomik dhe a është e rrezikshme që të riorientohet likuiditeti në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në ndërtimin e apartamenteve?

Ekonomia shqiptare ka nevoja thelbësore në ndërtim, veçanërisht në infrastrukturë dhe nuk është çudi ta shohim këtë sektor si një nga faktorët kryesorë të rritjes, aktualisht. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që për një stabilitet afatgjatë, rritja të balancohet midis sektorëve dhe likuiditeti të drejtohet në sektorët konkurrues të ekonomisë shqiptare, sesa në projekte teorike të pasurive të patundshme. Bankat duhet të jenë të kujdesshme, në mënyrë që të shmangin sërish problemet me NPL-të.

Sipas mendimit tuaj, cilat janë reformat kryesore strukturore drejt të cilave duhet të përqendrohet qeveria shqiptare?

Pika e parë dhe më e rëndësishme për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë është që lëvizja drejt procesit të integrimit në BE të përshpejtohet dhe të ndërmerren të gjitha masat në sektorin e reformave të administratës publike dhe shtetit të së drejtës (ndër të tjera) që të plotësohen kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave. Më tej, duhen ndërmarrë edhe reforma në mjedisin e biznesit.

Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të mbështesim Këshillin e Investimeve, i cili ka treguar se është një platformë efektive për dialogun publik- privat. Përpjekjet kundër informalitetit duhet të jenë sistematike dhe të qëndrueshme përgjatë cikleve politike, për të arritur rezultate afatgjata. Së fundmi, reformat në sektorin e energjisë duhet të vazhdojnë me përmirësime të mëtejshme në praktikat e qeverisjes dhe ato operacionale për ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjisë, për ta bërë të qëndrueshme situatën aktuale financiare të përmirësuar të tyre.

Cila është vlera kumulative e projekteve të BERZH në Shqipëri dhe planet e disbursimit për të ardhmen?

Që prej fillimit të operacioneve të saj, BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro në Shqipëri. Portofoli ynë aktual është prej 422 milionë eurosh, kryesisht në sektorin e energjisë dhe transportit, lidhur me projektet e infrastrukturës. Në vitin 2018, ne presim të mbyllim një financim prej 500 milionë eurosh për projektin TAP, krahas të paktën 1 miliard euro hua sindikale që do t’u jepen bankave nga BERZH. Ne po punojmë gjithashtu me BE, në një projekt të madh për financimin e turizmit – dhe zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri, nëpërmjet së cilës ne shpresojmë të zgjidhim disa nga problemet në zhvillimin e sektorit.

Fokus më të madh do të ketë edhe zhvillimi i sektorit privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes investimeve dhe shërbimeve të konsulencës. Unë besoj se ndarja e riskut me bankat tregtare do të jetë një mjet efektiv për të drejtuar investimet e BERZH drejt SME-ve. Së fundmi, ne jemi të angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në Shqipëri dhe parashikojmë të mbështesim prezantimin e një procesi konkurrues tenderimi për centralin e parë fotovoltaik, më vonë gjatë 2018-s.

Si ka qenë ecuria e fondit të garancisë në sektorin e bujqësisë që ju nënshkruat me qeverinë shqiptare në vitin 2016? Nëse mund të përmendni disa nga problemet me të cilat po haseni me sistemin e bujqësisë në Shqipëri dhe rekomandimet tuaja për ndërhyrjet e nevojshme?

Kjo është një nismë shumë e rëndësishme e Bankës dhe e zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, e cila po e mbështet me fonde të konsiderueshme grantesh. Objektivi është të injektojmë 180 milionë euro financime për një periudhë 3-vjeçare në sektorin e agrobiznesit nga kreditë më të vogla për fermerët tek financimet e mëdha për kompanitë e përpunimit dhe shpërndarjes. Ne jemi ende në një stad relativisht të hershëm të implementimit, pasi bankat e mëdha filluan të ofrojnë kredi nën këtë program vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Presim që këtë vit të ketë rritje të përdorimit të skemës dhe një akses të përmirësuar në financime për agrobizneset shqiptare. Sfida më e madhe në përthithjen e financimeve të lira, për mendimin tim, është e lidhur me nivelin e lartë të informalitetit në sektor dhe aftësi të kufizuara konkurruese në tregjet e eksportit. Kjo mund të adresohet duke ndërmarrë përmirësime të rëndësishme në sigurinë ushqimore dhe kontrollin e tyre. Ashtu si në turizëm, agrobiznesi në Shqipëri duhet të fokusohet tek cilësia dhe tek shfrytëzimi maksimal i kapaciteteve të tij të konsiderueshme natyrore./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7937,Camëri,108,Editorial,1701,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Paralajmërimi i drejtorit të BERZH: Sfida për Shqipërinë fillon në 2019-ën
Paralajmërimi i drejtorit të BERZH: Sfida për Shqipërinë fillon në 2019-ën
Paralajmërimi i drejtorit të BERZH: Sfida për Shqipërinë fillon në 2019-ën
https://2.bp.blogspot.com/-9zCBpzC0_q4/WmTCCm7PK-I/AAAAAAAAPto/jP_Un8hVEw47Lcml3Dgv26LWLDHtfXr5gCLcBGAs/s640/Rruga-e-Arberit-ne-ndertim-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-9zCBpzC0_q4/WmTCCm7PK-I/AAAAAAAAPto/jP_Un8hVEw47Lcml3Dgv26LWLDHtfXr5gCLcBGAs/s72-c/Rruga-e-Arberit-ne-ndertim-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/paralajmerimi-i-drejtorit-te-berzh.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/paralajmerimi-i-drejtorit-te-berzh.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy