Pas SHBA’së edhe Britania i refuzon vizën kryeministrit Haradinaj

Modeli politik i lidershipit institucional të Kosovës, po vazhdon të e izolojë vendin edhe nga ato shtete që e kishin ndihmuar shumë bërjen dhe ndërtimin e këtij shteti.

 

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që refuzuan të pajisin me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, duke i pamundësuar edhe një vizitë në këtë shtet, të njëjtën gjë e ka bërë edhe një shtet tjetër mik i Kosovës.

Gazeta Koha Ditore në numrin e së shtunës shkruan se Britania e Madhe ka refuzuar që ta pajisë me vizë kryeministrin kosovar, duke i mohuar edhe një vizitë në këtë shtet që Haradinaj planifikon ta bëjë më 26 shkurt.

Haradinaj rrezikon që të mos marrë pjesë fare në një konferencë për investime e organizuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 26 shkurt.

Koha Ditore ka tri ditë që ka dërguar pyetje për këtë në Kryeministri, por në artikull thuhet se kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje për këtë ka refuzuar të jap edhe ambasada e Britanisë në Kosovë, me arsyetimin se nuk e praktikojnë të japin detaje për aplikime individuale për viza.

Haradinaj së fundmi është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, që i mundëson të lëvizë pa vizë në shtetet e Zonës Shengen, por jo edhe në Britani, pasi kjo e fundit nuk është anëtare e kësaj zone.

Ky izolim i kryeministrit kosovar duket se vjen pas mbështetjes që Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi i kishin dhënë iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Dy ambasadorët, ai i SHBA’së dhe ai i Britanisë, kishin qenë më aktivët për të penguar këtë nismë. Ata shumë qartë edhe kishin kërcënuar liderët kosovarë, se nëse kjo iniciativë nuk ndalej, Kosova do të izolohej. Pra, kërcënimet e tyre, duket se tani edhe po konkretizohen./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pas SHBA’së edhe Britania i refuzon vizën kryeministrit Haradinaj
Pas SHBA’së edhe Britania i refuzon vizën kryeministrit Haradinaj
Pas SHBA’së edhe Britania i refuzon vizën kryeministrit Haradinaj
https://4.bp.blogspot.com/-zj1s4CDoJII/WmxU29s_DkI/AAAAAAAAQcE/ATRnr08EEWY2MsAyFIy6Y-mUjEjSxxswwCLcBGAs/s640/ramush_1517016422-9419849.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-zj1s4CDoJII/WmxU29s_DkI/AAAAAAAAQcE/ATRnr08EEWY2MsAyFIy6Y-mUjEjSxxswwCLcBGAs/s72-c/ramush_1517016422-9419849.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pas-shbase-edhe-britania-i-refuzon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pas-shbase-edhe-britania-i-refuzon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy