Pas Statusit të Naftëtarit, kontratë me përfitime të reja për punonjësit e “Albpetrol”

Në vitin e 100 vjetorit të Industrisë së Naftës, punonjësit e shoqërisë Albpetrol kanë një kontratë të re kolektive, e cila ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2018.

Kontrata e re kolektive ka një kohëzgjatje prej tre vitesh dhe në të përfshihen një sërë përfitimesh të reja për punonjësit.

Kjo është risia e dytë për punonjësit e Albpetrol sh.a pas përfitimeve të Statusit të Naftëtarit, të cilat kanë filluar tashmë.

Diskutimet për këtë kontratë kanë nisur 7 muaj më parë me Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë, e cila është asistuar në këtë proces edhe nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social dhe Ambasada Suedeze. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa takime konsultative me përfaqësitë e punonjësve dhe sindikatës deri sa është arritur varianti përfundimtar.

Kontrata bazohet në Ligjet e Shtetit Shqiptar, Statutin dhe Rregulloret e brendshme të shoqërisë Albpetrol sh.a si dhe është përditësuar me Ligjin “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” e miratuar së fundmi nga Parlamenti.

Risia e kësaj kontrate janë një sërë kushtesh që favorizojnë punonjësit si:

Leje vjetore 5 javore për punonjësit që punojnë në profesionet e listuara në Statusin e Naftëtarit

Shpërblime në raste martesash, lindje të fëmijëve, vdekje, sëmundje etj.

Trajtime suplementare për punonjësit me tituj dhe grada shkencore

Pagesë për orët jashtë orarit zyrtar të punës etj.

Për sa i takon transportit të punonjësve, një pikë e cila është kërkuar me ngulm nga sindikata, shoqëria Albpetrol ka rënë dakord me kerkesat e punonjësve dhe ka sanksionuar në kontratën kolektive se do të sigurohet transporti falas nga Bashkitë që konsiderohen qytete pranë vendburimeve të naftës të tilla si Fier, Patos, Roskovec, Vlorë, Selenicë, Ballsh, Kucovë, Berat, Urë Vajgurore, Divjakë dhe Lushnje drejt Vendburimeve të naftës apo gazit që ndodhen në afërsi të këtyre Bashkive.

Një risi e kontratës kolektive është trajtimi ushqimor dhe trajtimi me antidodë. Gjithashtu për rastet kur punonjësit janë të ekspozuar ndaj aksidenteve në punë, Albpetrol sh.a, me shpenzimet e veta, do të kryejë sigurimin e jetës dhe do t’i garantojë punonjësve, në bashkëpunim me shoqëritë siguruese, trajtim të specializuar spitalor brenda apo jashtë vendit.

Kontrata parashikon edhe hapjen e një qendre shëndetësore të specializuar me shërbim 24 orë për punonjësit e Albpetrol sh.a./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pas Statusit të Naftëtarit, kontratë me përfitime të reja për punonjësit e “Albpetrol”
Pas Statusit të Naftëtarit, kontratë me përfitime të reja për punonjësit e “Albpetrol”
Pas Statusit të Naftëtarit, kontratë me përfitime të reja për punonjësit e “Albpetrol”
https://3.bp.blogspot.com/-2SCm28DEVlc/WlHxOtvnILI/AAAAAAAAOS8/nOHr8tMmsYkgtSwzPA8dbj6yARNc63zQgCLcBGAs/s640/albpetrol1-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-2SCm28DEVlc/WlHxOtvnILI/AAAAAAAAOS8/nOHr8tMmsYkgtSwzPA8dbj6yARNc63zQgCLcBGAs/s72-c/albpetrol1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pas-statusit-te-naftetarit-kontrate-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pas-statusit-te-naftetarit-kontrate-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy