Periudha e zgjimit, nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës

, Periudha e zgjimit, nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës

Nga Syrja VloraTraktati i Shën Stefanit kishte vendosur ndarjen e Shqipërisë. Traktati i Berlinit, megjithëse e ndryshoi këtë Traktat, duke pranuar edhe nevojën e zbatimit të reformave në vilajetet e Rumelisë, e prishi tërësinë tokësore të Shqipërisë.Për këtë shkak patriotët u revoltuan dhe duke u mbledhur aty këtu, sidomos në Prevezë dhe Prizren, panë nevojën të marrin masa për shpëtimin e kombit dhe të vendit.Këta patriotë vendosën t’i drejtohen drejtpërdrejt shteteve të Evropës, duke dërguar si përfaqësues Mehmet Ali Pashë Vrionin dhe Abdyl Bej Frashërin.Kjo iniciativë, në fillim, nuk u pa e dëmshme nga Perandoria Osmane dhe një a dy nga ambasadorët turq u përpoqën për realizimin e kërkesave të tyre.Por, shtetet fqinje e gabuan Portën e Lartë. Shumë personalitete osmane, me Dervish Pashën nga Lofça në krye, kujtuan se mbrojtja e kombësisë të shqiptarëve do të përfundonte me ndarjen e tyre nga Perandoria, prandaj iu kundërvunë dhe i luftuan.Ashpërsia e veprimeve të Perandorisë dhe qëndrimi i padrejtë i Evropës, i lanë pa fryte ankesat e shqiptarëve, duke përfshirë edhe ato të një pjese të të krishterëve ortodoksë.Kundrejt aneksimit të Thesalisë dhe një pjese të nënprefekturës së Nardës (Artës) nga Greqia, provinca e Janinës e Çamëria shpëtoi, duke mbetur brenda kufirit [osman]. Gjithashtu edhe Gucia, Plava dhe pesë Malësitë, që fillimisht ia lanë Malit të Zi, i mbetën Perandorisë Osmane.Megjithatë shqiptarët u tronditën, sepse Ulqini, Bari (Tivari), Vranja, Podgorica, të cilat ishin pjesë natyrale e Shqipërisë, kaluan në dorën dërrmuese të sllavëve. Për shqiptarët e ardhmja parashikohej me rreziqe.Këto ngjarje ndezën dhe zgjuan ca më shumë ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, por shkaktuan dhe shtimin e gënjeshtrave e të intrigave të armiqve.Patrikana e Stambollit, shtypi i Greqisë dhe politikanët sllavë, u përpoqën me të gjithë fuqinë e tyre për ta ftohur Perandorinë Osmane me shqiptarët, aq sa në regjistrime kombësia shqiptare u fshi dhe ata u regjistruan me termat rum e latin.Kështu, regjistrimi i gjithë kombësive të tjera jo myslimane nën emrin zyrtar rum, solli që grekët në numër t’i tejkalonin racat e tjera.Që nga kjo kohë, të përmendurit e shqiptarëve si të tillë pranë zyrave, ishte e ndaluar dhe konsiderohej, pothuaj si një krim.Sado që austriakët kishin caktuar për Shkodrën një kredi prej dy milion [korona], mësimi i italishtes u autorizua në të gjithë shkollat, të cilat italianët i hapën me kaq sakrifica.Në çdo krah, madje edhe në vende ku nuk ndodhej mileti rum si në Elbasan, vazhdimi i mësimit të gjuhës greke u lejua zyrtarisht.Nga ana tjetër, shqiptarët u ndaluan rreptësisht të mësonin gjuhën e tyre me germa latine, madje edhe me germa arabe.Në kundërshtim me këtë ndalim, prirja e përgjithshme dhe përpjekja nacionale, e treguar në çështje të mësimit të gjuhës amtare, shkaktoi internimin e qindra njerëzve të pafajshëm dhe dhënien e dënimeve me mënyra të ndryshme.Shumë zotërinj nga kleri katolik i Shkodrës u bënë udhëheqës në zhvillimin e këtij qytetërimi dhe në metodën e mësimit.Veprat e vlefshme që ata shkruan, ja paraqitën pa u trembur popullit, për të cilin kujdeseshin.Sa më tepër rritej përpjekja patriotike e tyre, aq më shumë shtoheshin masat ndaluese të qeverisë, me pretekstin se këto shkrime janë kundër fesë islame.Kështu, duke zgjuar në mes tonë një marrëzi për të ardhur keq, germat latine u luftuan.Disa qeveritarë, njerëz si këta, që ndiqnin interesat vetjake dhe që përpiqeshin për të mbuluar administrimin e tyre të keq, duke folur për ashpërsinë dhe tradhtinë e shqiptarëve, gabuan qendrën e Perandorisë dhe u bënë shkak që në Prizren, në Ipek (Pejë) dhe në Shkodër të dërgoheshin disa herë ushtri.Këto fushata ushtarake, që plagosnin kryelartësinë nacionale, duke u përsëritur, ndikuan në zhdukjen e besimit të shqiptarëve kundrejt qeverisë osmane. Sollën nervozizërn dhe urrejtje, duke zgjuar dufin për hakmarrje.Është për t’u çuditur se, megjithëse shqiptarët që prej kaq shekujsh, me të drejtë ose jo, në çdo luftë që hapte shteti osman, ishin mbrojtësit më të mëdhenj të Perandorisë dhe shërbyesit e brendshëm më të zellshëm dhe më të sinqertë, qeveria, nuk mendoi tjetër gjë veçse t’i priste marrëdhëniet që lidhnin e bashkonin Perandorinë me ta.[Porta e Lartë] nuk mendoi që t’u jepte fund intrigave të të huajve në Shqipëri, duke zbatuar reforma serioze dhe duke iu njohur kombësinë, t’u jepte edhe shqiptarëve po ato të drejta, që iu falte kombeve të tjerë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button