Përse kaq shumë gëzim grek për shqiptarin më të ri Janullatos?

Nga Ervis Iljazaj

Vendimi për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, siç pritej shkaktoi ndjeshmëri të ndryshme në opinionin publik. Është normale që në një shoqëri si ajo shqiptare, ku çështjet e besimit, sidomos të atij ortodoks janë të lidhura ngushtë edhe me kombësinë, të ndërthuren emocione kontradiktore pro apo kundër këtij vendimi.

Pati nga ata zëra, që kryesisht janë më shumë patriotë se sa fetarë, që këtë vendim e quajtën një vendim të gabuar dhe të nxituar, pasi prek shumë sensibilitete të cilat nuk u morën parasysh. Një nga të cilat, padyshim është beteja historike e kombit shqiptar për të ndërtuar Kishën Autoqefale nën drejtimin e një kleriku shqiptar.

Ndërkohë, shumë të tjerë, e konsideruan këtë vendim si një vendim të vonuar apo fundin e një budallallëku 25-vjeçar, pasi Kryepeshkopi prej kohësh kishte depozituar kërkesën e tij për nënshtetësinë shqiptare prej vitesh. Duke parë të gjithë kontributin e tij, për rigjallërimin e besimit ortodoks në Shqipëri dhe mesazhin e këtij besimi që e ka përcjellë me devotshmëri, sipas këtyre mendimeve, dhënia e nënshtetësisë shqiptare për kontributin e tij në këtë drejtim, është një shenjë falënderimi për misionin e Kryepeshkopit Janullatos.

Të gjitha këto qëndrime pas aktit të Presidentit, janë të pranueshme. Gjithsecili, aq më tepër kur bëhet fjalë për besimin fetar, i bën thirrje ndërgjegjes individuale dhe në bazë të saj është ose jo dakord me të.

Mirëpo, ajo që bën përshtypje në të gjithë këtë histori, është qëndrimi i Shtetit fqinj grek. Krerët më të lartë të politikës greke kanë dërguar mesazhe falënderimi, dhe kanë përshëndetur një gjest të tillë, duke e shprehur hapur një gëzim të pakuptueshëm. Duket si një paradoks në fakt, që fqinjët grekë gëzohen për faktin se kleriku më i lartë i besimit ortodoks në Shqipëri nga një grek konvertohet në shqiptar? A nuk ishte mirë për ta, që një njeri kaq i rëndësishëm në Shqipëri të ishte 100% grek?

A mos vallë ky gëzim erdhi për faktin se shumë nga katedralet shqiptare nën drejtimin e Janullatos kanë humbur karakteristikat e tyre shqiptare dhe janë kthyer si kisha të fshatrave greke?

Apo ndoshta, që meshën e parë si shqiptar më i ri Kryepeshkopi Janullatos e mbajti përsëri në gjuhën greke?

Apo për arsyen tjetër, që flamurin e Vorio Epirit Kryepeshkopi nuk e ka parë asnjëherë me sy të keq?

Në fakt, gëzimi i fqinjëve grekë nuk është aspak i çuditshëm. Është plotësisht i kuptueshëm.

Në aspektin e misionit të tij fetar nuk ka asnjë diskutim. Është një mision i cili është pranuar nga komuniteti ortodoks shqiptar, në praktikën e tij, në mesazhet e tij dhe në të gjitha marrëdhëniet që ai ka ndërtuar më këtë komunitet. Roli i tij, ka qenë një rol i padiskutueshëm për të ringjallur besimin fetar të shtypur përgjatë komunizmit. Në këtë drejtim i takojnë të gjitha meritat për misionin që e ka përmbushur plotësisht.

Mirëpo, askush nuk mund ta mohojë, që Kryepeshkopi ka kaluar përtej këtij misioni në Shqipëri. Qartësisht Kryepeshkopi Janullatos, shpeshherë ka mbrojtur me fanatizëm kauzën helene në Shqipëpri, aq më tepër për një shtet si Greqia, i cili është nga të vetmet vende që ka mbetur në Europë, ku feja ka një rol të rëndësishëm edhe në vendimmarrjet politike. Prandaj, të gjitha argumentet për tolerancën fetare, të cilat justifikojnë këtë vendim, janë argumente sipërfaqësore, dhe harrojnë të gjitha koniunkturat dhe domethëniet që ka dhënia e nënshtetësisë shqiptare drejtuesit grek të Kishës Autoqefale Shqiptare. Në të kundërt, ngazëllimi i Greqisë për këtë vendim nuk do të kuptohej./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7982,Camëri,108,Editorial,1716,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Përse kaq shumë gëzim grek për shqiptarin më të ri Janullatos?
Përse kaq shumë gëzim grek për shqiptarin më të ri Janullatos?
Përse kaq shumë gëzim grek për shqiptarin më të ri Janullatos?
https://2.bp.blogspot.com/-eAHPEmZCk2g/Wk-7XhTFohI/AAAAAAAAOKY/m8fWTJCJ2jo0UE80R5InwUzQVvYShZsuACLcBGAs/s640/AGJENT-768x432.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-eAHPEmZCk2g/Wk-7XhTFohI/AAAAAAAAOKY/m8fWTJCJ2jo0UE80R5InwUzQVvYShZsuACLcBGAs/s72-c/AGJENT-768x432.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/perse-kaq-shume-gezim-grek-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/perse-kaq-shume-gezim-grek-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy