Pirrua i Epirit: Idea e një ure midis Shqipërisë dhe Italisë

Edwin Jacques

Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të 40 vjetëve më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksander Molosi. Roma, që tradicionalisht konsiderohet e themeluar në vitin 753 p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shteti më i fuqishëm në Itali dhe, më pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme në një konfederatë nën udhëheqjen romake. Si rrjedhojë, ajo ishte bërë gati një republikë e bashkuar edhe mjaft e fuqishme.

Pushtimi i galëve apo i keltëve vërshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr dhe duke dominuar një pjesë të madhe të Italisë për njëfarë kohe. Luftërat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr kishin përfunduar kur Pirroja nisi të hidhte një sy nga Perëndimi i frymëzuar ndoshta nga ura portative që kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet më parë. Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushtincën e Otrantos. Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) në jug të Italisë, një koloni Spartane, e kishte hale në sy flotën Romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshtim me marrëveshjen) dhe i kërkoi ndihmë Pirros. Pa pritur që të zgjidhte problemet inxhinjerike të urës, ai shfrytezoi metodën konvencionale, duke kaluar me anije përmes Adriatikut me 25.000 trupa.

Përveç 3000 kalorës, ai mori dhe 19 elefantë lufte, kafshë gjigande të cilat italianët i shihnin për herë të parë. Kur panë ushtrinë romake që afrohej Tarentit ia dhanë Pirros komandën supreme të forcave antiromake, duke preferuar që më mirë t”i nënshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakëve Barbarë. Në fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kërkuar që të vepronte si arbiter, midis Romës dhe Tarentit, mirepo konsulli ia preu shkurt duke i thënë që të shihte punët e veta e të kthehej në Epir. Kur prapavija romake kapi një ushtarë spiun Epirot, Levini i tregojë atij një loje stërvitore dhe pastaj e lëshoi që ti thoshte Pirros se, nëse e brrente kureshtja për ushtarët dhe taktikat romake, duhej të shkonte e t”i shihte me sytë e vetë. Në betejen që u zhvillua me pas në Heraklea, afër Tarentit(280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë, saqë thirri: “Edhe një betejë tjetër si kjo dhe me duhet të kthehem vetëm në Epirë “Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros’.

Ky ishte kontakti i parë ushtarak i Romës me botën e lindjes por jo i fundit. Duke shpresuar për Paqen dhe Lirinë e bashkësive greke në Itali. Pirro dërgoi në Romë ministrin e tij më të zotë në artin e oratorisë, Linean, kujtesa fenomenale e këtij të durguari e habiti Plinin, pasi ai “kishte fiksuar emrat e senatorëve dhe të kalorësve romake vetëm një dite mberritje në Romë. Por Roma nuk pranoi të hynte në bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Në pamundësi që ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht që të kalonte dimrin në Jug. Gjatë rrugës, leshoi robërit romake të veshur e të mbathur dhe me para, duke u thënë që të ndërmjetësonin për paqen në emër të tij. Ndërkohë, Kartagjena pranoi ti vinte në ndihmë Romës me një aleance ushtarake, duke shpresuar që të zgjeronte zotërimet e saja në Sicili. Kjo e alarmoi shumë kolonine greke të Sirakuzës, e cila iu lut Pirros për ndihmë ushtarake kundër Kartagjenës. Pirroja nuk priti që ti thonin dy herë. Ai u hodh në Sicili në vitin 278 para Kr..dhe më strategjinë e tij të shkëlqyer arriti t”ua rimerrte Kartagjenasve pjesën më të madhe të ishullit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pirrua i Epirit: Idea e një ure midis Shqipërisë dhe Italisë
Pirrua i Epirit: Idea e një ure midis Shqipërisë dhe Italisë
https://4.bp.blogspot.com/-xwkTr-RZgwM/WmWw98HA_iI/AAAAAAAAPys/fKrmWREIx2EzgNHuxtpf0K6g7WpDx09KwCLcBGAs/s640/Gulf_of_Taranto_map-1200x673-640x358.png
https://4.bp.blogspot.com/-xwkTr-RZgwM/WmWw98HA_iI/AAAAAAAAPys/fKrmWREIx2EzgNHuxtpf0K6g7WpDx09KwCLcBGAs/s72-c/Gulf_of_Taranto_map-1200x673-640x358.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pirrua-i-epirit-idea-e-nje-ure-midis.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pirrua-i-epirit-idea-e-nje-ure-midis.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy