Prokurori: Sela shpëtoi sepse menduan që ka vdekur, kemi fotografi, video dhe deklarata si dëshmi (VIDEO)

Ata do të përgjigjen për tentim për vrasje ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët më 27 prill në Kuvend. Ai shpjegoi se lëndimet e shkaktuara në kokën e tij, kanë rrezikuar jetën e Selës, shkruan tv21.tv.

“Me anë të foto – albumeve, incizimeve dhe dëshmive të dëshmitarëve do t’i vërtetojmë veprimet e të akuzuarve, por do të tregojmë se si ka ndodhur ajo që i dëmtuari të ndahet nga të tjerët dhe të futet në këndin e djathtë të pres qendrës së Kuvendit. Provat do të tregojnë se në momentin kur sulmi dhe rrahja kanë eskaluar, rrethana e vetme për shpëtimin e Ziadin Selës nuk ka qenë hamendja e sulmuesve por fakti se ai nuk ka treguar shenjë jete. Ekspertiza do t’i tregojë lëndimet dhe pasojat prej këtyre lëndimeve”, nga Prokuroria Publike e RM-së.

Sela sot nuk u përball me sulmuesit. Ai është thirrur në seancën e ardhme si dëshmitarë. Avokati i tij paralajmëroi se do kërkojnë dëmshpërblim.

“Siç tha edhe prokurori publik në fjalimin hyrës, Sela shpëtoi për shkak të faktit se nuk ka dhënë shenjë jete. Në këtë fazë të procedurës, kërkuam t’i bashkëngjitkemi përndjekjes penale të të akuzuarve dhe parashtruam kërkesë për dëmshpërblim dhe në lidhje me shumën do të informojmë në seancat e ardhshme”, tha avokati Abidin Abduli.

Për avokatët e të akuzuarve është mirë që rasti nuk ka përfunduar me pasoja me vdekje.

Të akuzuarit pohojnë se akuza është kontradiktore për shkak se nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen – tentim vrasje dhe pohojnë se do ta dëshmojmë këtë gjë. Një pjesë e tyre pohonin se goditjet që ia kanë shkaktuar Selës nuk kanë qenë fatale për jetën e tij.

Avokati i të akuzuarit të shtatë Aleksandër Janevski – Toshta, ka pohuar se i është bërë padrejtësi përkatësisht ai i ka mbrojtur deputetët, duke përfshirë këtu edhe Selën.

Në pyetjen e gjykatëses Sllavica Andreevska, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshme. Në seancën e ardhme që është caktuar për më 8 shkurt, përveç Selës, do të dëshmojnë dy dëshmitarë dhe ekspertë mjekësor.ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Prokurori: Sela shpëtoi sepse menduan që ka vdekur, kemi fotografi, video dhe deklarata si dëshmi (VIDEO)
Prokurori: Sela shpëtoi sepse menduan që ka vdekur, kemi fotografi, video dhe deklarata si dëshmi (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-NncJjf2Hy-0/WmyckAzyelI/AAAAAAAAQeo/oe8pXkoG1vsDmBJVzE_rpfeUxyUKzWfSQCLcBGAs/s640/sela-1.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-NncJjf2Hy-0/WmyckAzyelI/AAAAAAAAQeo/oe8pXkoG1vsDmBJVzE_rpfeUxyUKzWfSQCLcBGAs/s72-c/sela-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/prokurori-sela-shpetoi-sepse-menduan-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/prokurori-sela-shpetoi-sepse-menduan-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy