Provat: Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e Armando Dukës për kreun e FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi më datë 6 janar të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, e cila do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, Asambleja do të ketë në rend dite zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së, por edhe të anëtarëve të Komitetit Ekzeutiv, organ që përbëhet nga 11 anëtarë.

Zgjedhjet e ardhshme në FSHF paraqesin interes të madh publik për shkak jo vetëm të rëndësisë që ka ky organ, por edhe sepse kampionati shqiptar i futbollit përballet me probleme të shumta që duhet të marrin zgjidhje.

Një tjetër aspekt i këtij zhvillimi është edhe deklarimi i presidentit Armand Duka se do të kërkojë një tjetër mandat. Duket se kjo është një prej pikave më të nxehta të kësaj gare zgjedhore.

Po si zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e FSHF-së? Kush voton dhe si kryhet procesi që deri më sot është raportuar si normal?

Tema TV në bashkëpunim me VipSport.al kryen disa verifikime dhe investigime për të zbardhur diçka më shumë në këtë drejtim. Dhe nga sa rezulton, problemet ekzistojnë dhe janë jo të parëndësishme.

Asamblja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote. Në faqen zyrtare të FSHF renditen nominalisht se kush janë këta anëtarë, prej të cilëve 54 janë klube sportive dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale. Ato janë:

Shoqata Rajonale Tiranë, Shoqata Rajonale Shkodër, Shoqata Rajonale Lezhë, Shoqata Rajonale Durrës, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korçë, Shoqata Rajonale Gjirokastër

Të gjitha kanë marrë pjesë si votues në Asambletë e mëparshme, me përfaqësuesit e tyre respektiv.

Por si funksionojnë dhe janë të organizuara këto shoqata që normalisht duhet të jenë subjekte të njohura ligjërisht?

Nga kërkimet e bëra nga TEMA TV dhe VIPSPORT.AL ishte e pamundur që të gjendej një seli, strukturë apo të verifiohej sesi funksionojnë në realitet këto shoqata. Për të kuptuar dicka më shumë, iu drejtuan Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet një avokati, duke qenë se sipas legjislacionit shqiptar, shoqatat duhet të regjistrohen patjetër në Gjykatë. Përgjigja e marrë zyrtarisht nga Gjykata ishte se: Këto SHOQATA NUK EKZISTOJNË. Pra ato nuk janë të regjistruara pranë gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji.

Ndonëse të tilla, ato kanë votuar dhe janë pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që i ka pranuar si të ligjshme, ai anëtarë me të drejtë vote ne Asamble.

Por duket se kjo anomali që nuk është vënë re më parë nuk përfundon këtu.

Tema Tv dhe VipSport.al kërkuan dicka më shumë në këtë drejtim dhe zbuluan se disa prej përfaqësuesve të tyre janë punësuar në FSHF.

Por jo vetëm. Disa prej tyre, të kontaktuar nga Tema Tv dhe VipSport.al shfaqin padije për çështjen e mosregjistrimit në Gjykatë të shoqatës që përfaqësojnë, apo madje, e shohin regjistrimin si çështje të Federatës.

Siç mund të kuptohet, të gjitha këto probleme me statusin e paverifikueshëm juridik të shoqatave, ashtu siç I dëshmon vërtetimi i Gjykatës, lidhen me procesin e katër viteve më parë, ku Armand Duka dhe Komiteti i tanishëm janë zgjedhur.

Por një pyetje lind natyrshëm: Çfarë do të ndodhë më 7 shkurt 2018 ndërkohë që 8 anëatrë të Asamblesë së Përgjithshem nuk figurojnë të regjistruar? A mjafton garancia e njoftimit të FSHF-së se zgjedhjet do të zhvillohen konform rregullave kur vetë integriteti i Asamblesë vihet në dyshim nga këto paqartësi dhe procedura që shtrojnë dyshime serioze?(TemA TV)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Provat: Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e Armando Dukës për kreun e FSHF-së
Provat: Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e Armando Dukës për kreun e FSHF-së
Provat: Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e Armando Dukës për kreun e FSHF-së
https://2.bp.blogspot.com/-KKKNuNGLLPw/WlRr1bBid_I/AAAAAAAAOfM/l82zWNqEwaciKLAuQJhL7FvQRjX5UoO8QCLcBGAs/s640/FSHF.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-KKKNuNGLLPw/WlRr1bBid_I/AAAAAAAAOfM/l82zWNqEwaciKLAuQJhL7FvQRjX5UoO8QCLcBGAs/s72-c/FSHF.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/provat-shoqata-fantazme-dhe-falsifikime.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/provat-shoqata-fantazme-dhe-falsifikime.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy