Rama-Tsipras takim në prill për Marrëveshjen e Detit

Kryeministri Tsipras i ka kërkuar Kotzias që të kthehet nga Korça me një marrëveshje të dakordësuar gati për t’u firmosur në muajin prill në takimin që pritet të zhvillojë me kryeministrin Edi Rama.

Që prej orës 15:00 në qytetin e Korçës është duke u zhvilluar takimi dy palësh Shqipëri-Greqi i dyti pas atij në Kretë me qëllim zgjidhjen e problemeve sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve. Shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj greke sëbashku me delegacionet përkatëse për tre ditë do të ngujohen në hotelin “Life Galery” nga ku pritet të ketë tym të bardhë duke arritur një marrëveshje. Për hir të së vërtetës ka rrjedhur pak informacion se çfarë është duke u diskutuar.

Meqenëse takimi zhvillohet në Korçë, është rënë dakord që dita e parë e bisedimeve të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.

Gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit. Burime nga ky takim pohuan se po ashtu gjatë ditës së nesërme pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Kryeministri grek Tsipras i ka kërkuar ministrit Kotzias produkt konkret nga ky takim madje ka shkuar më tej. Kryeministri grek ka kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve.

Sinjalin e parë për ndryshim kursi nga pala greke janë një sërë deklaratash nga ministri i jashtëm grek Kotzias i cili është pozicionuar kundra ligjit të luftës me dy vendeve. Nuk ka mbetur pas në dërgimin e sinjaleve paqëtuese edhe Shqipëria. Hapi i parë të treguarit konstruktiv ishte miratimi nga qeveria shqiptare i një vendimi që i hap dritën jeshile ndërtimit të dy varrezave për ushtarët e rënë grek në Këlcyrë të Përmetit dhe Dropullin e sipërm në Gjirokastër. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7992,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,419,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama-Tsipras takim në prill për Marrëveshjen e Detit
Rama-Tsipras takim në prill për Marrëveshjen e Detit
Rama-Tsipras takim në prill për Marrëveshjen e Detit
https://2.bp.blogspot.com/-QcbCRTD7fMg/WmNDNJ8tjDI/AAAAAAAAPi0/flLCdSQkMNEhQT8iVsCJxj91IbUeBGUewCLcBGAs/s640/big_rama_-_cipras-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-QcbCRTD7fMg/WmNDNJ8tjDI/AAAAAAAAPi0/flLCdSQkMNEhQT8iVsCJxj91IbUeBGUewCLcBGAs/s72-c/big_rama_-_cipras-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rama-tsipras-takim-ne-prill-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rama-tsipras-takim-ne-prill-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy