Rexhep Çeliku, valltari që fluturoi me shqipet

“Valltarit fluturues”, Rexhep Çeliku i është dhënë lamtumira e fundit .

Në homazhet për nder të tij në Muzeun Historik Kombëtar miq, të afërm, kolegë, artistë, dashamirës të artit, personalitete politike u mblodhën për ti dhënë lamtumirën ‘Nderit të Kombit’ Rexhep Çelikut, i cili ndërroi jetë në orët e para të ditës së djeshme pas një sëmundje të rëndë.

Homazhe në nderim të Çelikut zhvilloi edhe Presidenti Ilir Meta dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me vlerësimin e bërë Rexhep Çelikut vetëm pak ditë më parë, duke i dhënë Dekoratën “Nderi i Kombit” dhe si e kujton atë moment Presidenti Meta tha se “mund t’ju përmend një moment si kanë reaguar dje shqiptarët e Kroacisë, kur kanë mësuar këtë lajm tronditës dhe jam i bindur se të gjithë shqiptarët jo vetëm janë tronditur, por edhe janë përlotur, pasi nuk ka akt dhe nuk ka fjalë të mjaftueshme për të vlerësuar atë që për më shumë se 40 vite Rexhep Çeliku ka bërë për Shqipërinë, ka bërë për kombin shqiptar, ka bërë për shqiptarët kudo ku kanë jetuar, të cilët i ka ngritur peshë, i ka frymëzuar dhe i ka bërë krenarë që janë shqiptarë”.

“Unë besoj se Rexhep Çeliku siç kishte mbiemrin tregoi edhe fuqinë e jashtëzakonshme të karakterit të tij dhe në tre vjetët e fundit ku ai luftoi me një sëmundje të poshtër, të cilën ai e mundi. Mjafton të kujtoj këtu se kushdo që para dy muajsh ka ndjekur Rexhep Çelikun në skenë me rastin e 60-vjetorit të Ansamblit nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka menduar që ky njeri kishte tre vjet me një sëmundje”, theksoi Meta.

Kreu i shtetit u shpreh se “Rexhep Çeliku e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për Shqipërinë për shqiptarët për skenën për vallen tonë, për artin tonë prandaj edhe do të jetë gjithmonë i përjetshëm në mendjet dhe në zemrat tona dhe uroj një burim frymëzimi për artistët tanë më të rinj, sepse skena jonë do ta ndjejë gjatë mungesën e tij”.

Dhe jam i bindur se për Rexhep Çelikun ka vetëm një vlerësim, ka përjetësi dhe ai do të jetë gjithmonë në mendjet dhe në zemrat e shqiptarëve dhe të kombit tonë, shqiponja që vallëzon dhe fluturon vetëm lart”, – tha Presidenti i Republikës, duke shtuar se Rexhep Çeliku do të jetë një burim frymëzimi për artistët e rinj.

Kreu i Shtetit u shpreh se Rexhepi na ka bërë krenarë që jemi shqiptarë. Të gjithë shqiptarët u tronditën nga lajmi i ndarjes nga jeta të tij”.

“Rexhepi kishte tre vjet që luftonte, ai e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për Shqipërinë, për shqiptarët, skenën, vallen dhe artin. Ai do të jetë i përjetshëm dhe burim frymëzimi për të rinjtë, sepse skena do ta ndiejë mungesën e tij”.

Ndërsa valltarja Liljana Cingu, partnerja e përhershme e Rexhep Çelikut, gjatë homazheve të kryera në nderim të tij, tha se “kur u nderuam unë dhe Rexhepi është me të vërtetë një nder për artistët. Unë e dija se Rexhepi me forcat e veta do ta merrte këtë nderim. Por ai iku, ka fluturuar lart, krenar , ashti si me krenari në skenat brenda dhe jashtë vendit ka promovuar vlerat shqiptare. Ai e meritonte atë nderim”.

“Rexhepi ishte një histori për skenën tonë. Ai me të vërtetë ishte legjenda e valles shqiptare, një shqiponjë që fluturonte në skenë, në publik, kudo ku ai shkelte. Edhe gurët e sokakut qajnë sot për Rexhepin. Por unë them Rexhep të kam gjithmonë në krah dhe do të kërcejmë vallen e shqiptarëve. Unë e konsideroja Rexhepin si vëlla. Pengu më i madh i tij ishte që vallja të mos ndalet të vazhdojë dhe Shqipëria të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë”, tha Cingu.

Rexhep Çeliku ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve. Ai ka lindur më 19 korrik 1954 në Tiranë. Rexhep Çeliku, biri i një gjirokastriti, mjeshtër në nxjerrjen dhe gdhendjen e gurit, e më vonë si restaurator i kishave dhe xhamive në Tiranën e paraçlirimit, vazhdoi traditën shqiptare në gdhendjen e valles popullore në tempullin e kulturës – Ansamblin e Shtetit si “Valltari fluturues”, sikundër e ka karakterizuar kritika artistike shqiptare dhe e huaj.

Ai ishte vërtetë fluturues në skenë, por edhe i rëndë në tokë, epitete këto që burojnë vërtetësisht nga karakteristikat e konceptit dhe realizimit që mjeshtri Çeliku ka synuar të realizojë në profesionin e tij. Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka, në mënyrë të përkryer dhe bukur, në raport me simbolikën dhe estetikën e saj, larg çdo sforcimi, e bënë Rexhep Çelikun një nga valltarët më të talentuar që ka pasur Ansambli i Valleve.

Me një punë të vazhdueshme, të lodhshme, me një përkushtim dhe vullnet shembullor për artin, mbështetur mbi vlerat e trashëgimisë artistike në fushën e vallëzimit, Rexhep Çeliku përvetëson thellë nektarin e shpirtit shqiptar dhe prezantohet me vlerat e një kërcimtari që do të pushtonte skenën shqiptare, por jo vetëm.

Figura emblematike dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionuese sa edhe mbresëlënëse në portretin e tij të hekurt, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizuar në thënien tronditëse “Njeriu që vallëzon me shqipet”

Ndërsa mjeshtri i poezisë popullore Lefter Çipa ka thënë për të “Rexhep Çeliku, fluturon edhe në majë të plumbit”.

Rexhep Çeliku ka interpretuar solistin e parë në 200 valle, ka marrë pjesë në 500 shfaqe në skena të ndryshme në tre kontinente, ka marrë pjesë në 30 festivale ndërkombëtare, ka interpretuar në më shumë se 3000 shfaqje artistike; ka merituar dhjetë Çmime të para “Si interpretuesi më i mirë”.

– Në vitin 1978 dekorohet me Medalje ari në Itali si valltari më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar.

-Në vitin 1996 dekorohet në Itali me Medalje argjendi.

– Në vitin 2000 merr çmimin e dytë në Festivalin Folklorik Botëror

-Në vitin 2000 dekorohet në Maqedoni (FYROM) me Medalje dhe Çmim të parë si koreograf.

-Në vitin 1983 dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të dytë.

-Në vitin 1987 dekorohet me Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të Parë.

-Më datën 18. 11. 2005, i jepet titulli “Nderi i Qarkut të Tiranës”.

-Më datën 8.12.2005 Presidenti i Republikës, Z.Alfred Moisiu, e nderon me titullin “Mjeshtër i Madh”.

-Në vitin 2011 nderohet me titullin e madh “Ambasador i Paqes”.

-Më 7 mars 2012 dekorohet në Maqedoni (FYROM) me titullin “Simbol i Paqes dhe i Lirisë”.

-Më 8 janar 2018 ai u dekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rexhep Çeliku, valltari që fluturoi me shqipet
Rexhep Çeliku, valltari që fluturoi me shqipet
Rexhep Çeliku, valltari që fluturoi me shqipet
https://1.bp.blogspot.com/-J_HdrzUP3SY/WlyshqK7U4I/AAAAAAAAPDw/Jkv3UFBfAewiwVoW5cXbk4UaRTbkSEq2gCLcBGAs/s640/auto_Celiku1515831785-640x362.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-J_HdrzUP3SY/WlyshqK7U4I/AAAAAAAAPDw/Jkv3UFBfAewiwVoW5cXbk4UaRTbkSEq2gCLcBGAs/s72-c/auto_Celiku1515831785-640x362.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rexhep-celiku-valltari-qe-fluturoi-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rexhep-celiku-valltari-qe-fluturoi-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy