Shenjtorja shqiptare që i luten serbët

Nga Arben Llalla

Shqiptarët janë një popull euforik, me ndjenja të forta emocionale dhe tolerant, të cilët nuk janë kujdesur shumë për të shkruar historinë e tyre në përgjithësi. Kanë qenë të huajt ata që kanë shkruar më së shumti historinë e tyre dhe është e kuptueshme që këta të huaj të bëjnë shpeshherë shtrembërimet e ngjarjeve historike ose të fshehin të vërtetat kombëtare.

Arkivat dhe bibliotekat e botës dhe manastiret e vendeve fqinje me Shqipërinë fshehin shumë të dhëna rreth shqiptarëve, ndoshta në këto vende gjenden edhe libra të shkruar në gjuhën shqipe të shekullit XI. Si pasojë e këtyre që thamë më lart kemi mungesa të lidhjeve të shumë ngjarjeve duke krijuar një boshllëk të madh në historinë tonë kombëtare.

Shën Angjelina ose Nëna Angjelinë që serbët i përkulen dhe i falen me aq dashuri dhe përkushtim është një vajzë shqiptare. Për këtë figurë do japim disa të dhëna për t’ia bërë të njohur opinionit që shqiptarët janë një popull vital e me kulturë, nga i cili kanë dalë shumë shenjtorë që bota e krishterë u lutet. Prandaj, është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky fakt i vërtetë që Shën Angjelina e Serbisë është shqiptare me gjak, gjuhë dhe edukatë.

Angelina Komneni-Brankoviç (1440-1520) ishte e bija e princit Gjergj Arianit Komnenit (1383-1462). Gjergj Arianit Komnen Golemi Topia kishte për grua Marinë, e cila ishte e bija e Despot Gjin Muzakës. Angjelina Komneni u martua me Despotin serb Stefan Brankoviç (1417-1476), i cili ishte i verbër, ceremonia e kurorëzimit të tyre u bë në qytetin e Shkodrës në nëntor 1460. Nën mbrojtjen e Skënderbeut çifti i sapokurorëzuar qëndroi një vit në Shqipëri ku lindi edhe djali i tyre i parë Gjergj Brankoviçi. Më tej me këshillimin e Skënderbeut familja Brankoviç nëpërmjet Lezhës kalon në Itali, pasi Serbia ishte pushtuar nga Turqit. Derisa sa vdiq Despot Stefani jetoi me dhurata bamirësie nga Venediku, Dubroniku dhe Papa. Ai ishte Despot i Serbisë nga viti 1458-1459.

Angjelina Komneni nga martesa me Despotin e Serbisë Stefan Brankoviç bëri tre fëmijë, Gjergji ose Georgio, Gjoni-Jovanin dhe Marinë. Pas vdekjes së Despot Stefanit në 9 Tetor 1476, Angjelina bashkë me fëmijët jetonin në skamje dhe kështu ajo i shkroi një letër Mbretit të Hungarisë Matias, i cili i ftoi për të jetuar në Hungari duke i dhënë titull Despot në Mërgim të Serbisë Georgit më 1486. Në vitin 1496 Georgi u bë murg dhe titullin mbretëror ia la vëllait të tij Gjonit-Jovanit. Georgio u bë Kryepeshkop i Beogradit me emrin Maksim-Maxim në vitin 1508, dhe ishte Arqipeshkv deri sa vdiq më 1516. (Titulli Arqipeshkv i përket kishës katolike dhe jo ortodokse).

Gjon-Jovan Brankoviçi e mori titullin Despot më 1496 dhe e mbajti këtë titull deri sa vdiq më 1502 dhe ishte trashëgimtari i fundit i familjes Brankoviç, pasi nuk pati trashëgimtarë të gjinisë mashkullore. Jovan Brankoviçi u martua me Jelenom dhe pati pesë vajza. Pas vdekjes gruaja e tij u martua me Ivanish Berisllaviç duke i dhuruar edhe titullin Despot.

Për përkushtimin dhe devotshmërisë që tregoj Angjelina për familjen e saj dhe dashurisë ndaj Zotit, duke ndërtuar manastire për gra, kisha serbe e shpalli atë të shenjtë. Angjelina Komneni e arsimuar dhe e edukuar në familjen prindërore, me dashurinë e saj për bashkëshortin dhe fëmijët, tregon qartë shpirtin human të gruas shqiptare. Ajo u martua me një njeri të verbër, të cilin nuk e braktisi atë kurrë. Kur turqit pushtuan Serbinë, Angjelina mori me vete për në Hungari relikat dhe eshtrat e burrit të saj.

Dita e përkushtimit të Shën Angelinës është 30 Korriku, (me kalendarin e vjetër 12 Gushti), viti i vdekjes së saj, 1520.

Çdo 30 Korrik e tërë Serbia feston për të nderuar dhe kujtuar shqiptaren Angjelina Komneni-Brankoviç.

Por, Shën Angjelina përkujtohet edhe më 10 Dhjetor bashkë me burrin e saj Despot Stefanin. Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha Ortodokse Serbe me titullin Shën Angjelina, Nënë e Nderuar.

Shumë relika dhe eshtra të familjes Brankoviç ndodhen në Manastirin e Krushedolac, midis tyre edhe krahu i majtë i Nënës së Nderuar Shën Angjelinës. Ky manastir që është ndërtuar nga vetë Angelina ndodhet në Vojvodinë afër qytetit Sremit.

Nëse historianët shqiptarë do të ishin marrë pak më shumë me shenjtorët me origjinë shqiptare që në botë ju luten, atëherë ne sot do u faleshim edhe shenjtorëve shqiptarë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shenjtorja shqiptare që i luten serbët
Shenjtorja shqiptare që i luten serbët
Shenjtorja shqiptare që i luten serbët
https://4.bp.blogspot.com/-YqHstxR9IVs/Wl5UyHRF-5I/AAAAAAAAPLE/-wAoFJwYIg4rGWqT-dDc_smcInGLONNEACLcBGAs/s640/shen-angelina-1-540x480.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-YqHstxR9IVs/Wl5UyHRF-5I/AAAAAAAAPLE/-wAoFJwYIg4rGWqT-dDc_smcInGLONNEACLcBGAs/s72-c/shen-angelina-1-540x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shenjtorja-shqiptare-qe-i-luten-serbet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shenjtorja-shqiptare-qe-i-luten-serbet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy