Shqipëria në listën e vendeve që i kanë burgjet të mbingarkuar, situata në rajon

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara, të paktën në Europë, sipas treguesve ndërkombëtare, por edhe ku ndëshkueshmëria është e ulët. Jo më kot, në qendër të debatit vitin e fundit ka qenë reforma në drejtësi, e cila nuk ka filluar ende zbatimin e plotë.

E megjithatë, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot. Sipas World Prison Brief (WPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete.

Në Maqedoni, ku tregues është edhe më i lartë, 132%; në Serbi në nivele të ngjashme me Shqipërinë, në 106.4%; Në Mal të Zi, dhe Kosovë burgjet janë më “bosh”, me përkatësisht rreth 87% dhe 84% të kapacitetit të zënë. Më pak “mëkatarët” janë boshnjakët, me 61%.

Në fqinjin Itali, ku jetojnë një numër të madh emigrantësh, përfshirë dhe shqiptarë, kapaciteti i zëniës së burgjeve është 115%; në Greqi 101.4%.

Sipas raportit, në Shqipëri, vetëm 1.9% e të burgosurve janë gra, një ndër më të ulëtit në botë. 1.4% e të burgosurve janë të huaj. Në Itali, psh, 34% e atyre që mbahen të mbylur janë të huaj.

Në treguesin tjetër, të të burgosurve për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në vendin e 77 në botë, nga 222 shtete në total, me 187 të burgosur për 100 mijë banorë, niveli më i lartë në gjithë rajonin. Në Serbi ka 142 të burgosur për 100 mijë banorë; Në Maqedoni 156; Mal të Zi 182, Kosova me 106 dhe numri më i uët i të dënuarve është në Bosnjë, me 73 për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, të publikuara në 2015-n, kosto e një të burgosuri në Shqipëri është mesatarisht rreth 800 euro në muaj. Ndërsa një raport i hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, vlerëson se një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive. Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë.

Vendet me burgje të tejmbushura

Dikush që arrestohet dhe burgoset në Haiti do të duhet të durojë kushte shumë më të ashpra. Vendi i Karaibeve ka burgjet më të mbipopulluara të çdo vendi në mbarë botën dhe institucionet e tij po operojnë me kapacitet prej 454 për qind. Kjo ka bërë që 80 deri në 100 burra të mbushin një qeli të vetme në të njëjtën kohë, është e dukshme kequshqyerja dhe përhapja e sëmundjeve. Shumë nga të burgosurit e Haitit nuk janë dënuar për një krim dhe OKB ka thënë se të burgosurit janë subjekt i shkeljeve të përditshme të të drejtave të tyre njerëzore.

Situata në Filipine është e ngjashme dhe kushtet në burgjet e saj janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Presidenti Rodrigo Duterte filloi luftën e tij ndaj drogës. Kjo ka parë rritje të fortë të numrit të arrestimeve. Kjo ka bërë që normat e shfrytëzimit të arrijnë në 436 për qind të kapacitetit dhe burgu i Quezon City është një shembull i mirë. Një raport i ABC News pohon se objekti është ndërtuar për të strehuar 262 të burgosur dhe tani pret mbi 3.000 të burgosur. El Salvador vjen i treti për mbipopullimin e burgjeve me institucionet e saj që veprojnë në 348.2 përqind të kapacitetit të tyre.(Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria në listën e vendeve që i kanë burgjet të mbingarkuar, situata në rajon
Shqipëria në listën e vendeve që i kanë burgjet të mbingarkuar, situata në rajon
Shqipëria në listën e vendeve që i kanë burgjet të mbingarkuar, situata në rajon
https://1.bp.blogspot.com/-7a2ciGlrrDc/WnGTu_YrBFI/AAAAAAAAQ2s/r6tO7309O8wpGFQTVNlf03dtcjGCjUUcACLcBGAs/s640/burgje.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-7a2ciGlrrDc/WnGTu_YrBFI/AAAAAAAAQ2s/r6tO7309O8wpGFQTVNlf03dtcjGCjUUcACLcBGAs/s72-c/burgje.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shqiperia-ne-listen-e-vendeve-qe-i-kane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shqiperia-ne-listen-e-vendeve-qe-i-kane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy