Shqiptarët fajësojnë BE, Hoxhaj: Politikë të padrejtë ndaj Kosovës e Shqipërisë (VIDEO)

, Shqiptarët fajësojnë BE, Hoxhaj: Politikë të padrejtë ndaj Kosovës e Shqipërisë (VIDEO)

A do të heqin dorë 43 deputetët e Veselit, Haradinajt apo Limajt nga shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, të miratojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe bashkësinë e komunave serbe. Numri dy i qeverisë kosovare Enver Hoxhaj nuk ka përgjigje për këto kërkesa të Brukselit, por ankohet se BE po i diskriminon shqiptarët në rajon.Në draft/strategjinë e zgjerimit që publikohet me 6 shkurt në Parlamentin Evropian në Strasburg, ashtu siç deklaron edhe Hoxhaj, nuk ka data anëtarësimi për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën e Bosnjën, kohë që gjithsesi do shkojë përtej vitit 2025 kur anëtarësohen Mali i Zi dhe Serbia.Për Shqipërinë, Komisioni Evropian pret të arrijë rezultate konkrete nga reforma në drejtësi deri në vitin 2019. Ndërkaq në një artikull të botuar në forumin ekonomik të Davosit, vonesën e Kosovës në integrim në NATO dhe BE, presidenti Thaçi e sheh te Rusia./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button