Si e shijonin jetën Ilirët dhe ku ndryshonin me grekët e lashtë?

Nga Marin MEMAPërshkrimi i Ilirëve është i ndryshëm tek shumë autorë të lashtësisë, por ajo që spikat ka të bëjë me faktin se ata dinin ta shijonin jetën e mbi të gjitha ishin mjaft të hapur.

Të dhënë pas kënaqësive, ata shtroheshin në gosti dhe ndërsa pinin mbanin mbështjellë një brez rreth barkut, të cilin e shtrëngonin gjithmonë e më shumë.

Ndryshe nga ç’bënin grekët e lashtë, Ilirët në gosti shkonin sëbashku me gratë e tyre të cilat siç pohojnë disa autorë shpesh në përfundim i mbanin mbi shpinë. Edhe pse këto detaje janë dhënë nga historianët grekë Atheneu dhe Theompopi për të denigruar në një farë mënyre figurën e popullësisë që ata e konsideronin barbare , në fakt kanë bërë të kundërtën.

Kjo sepse shoqeria Ilire duke pranuar edhe gratë në tryeza të tilla, tregonte se ishte më e hapur, se ajo greke, ku bashkëshortet nuk lejoheshin apo dënoheshin me vdekje nëse merrnin pjesë.

Pija kryesore që konsumonin ilirët ishte vera. Ajo që prodhohej nga rrushi quhej “baliska” apo “kokolobos” por në rrethinat e Dyrrahut, nga treva e taulantëve vinte “hidromeli” vera ilirë e bërë nga fermentimi i mjaltit.

Ndërkohë, populli konsumonte birrë dhe sipas historianit romak Amian Marcelinit, pija që përdornin ilirët e varfër quhej “sabaia” dhe kishte përbërje elbi apo gruri.

Kënaqësitë e jetës i shoqëronin me muzikë e valle, ndërsa i binin fyellit dhe kishin një kercim te ngadalshëm të njohur si jambik molos, dy detaje këto karakteristike për dardanët de molosët.Si më të shfrenuarit në qejfe mbahen ardianët aristokratë, për të cilët thuhet se pinin dhe deheshin çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se duhen bërë përgjithësime masive.

Por përtej zbavitjes, Ilirët në Adriatik kishin famë si lundërtarë por edhe piratë duke u bërë zotër të Adriatikut dhe Jonit lindor.

Ata kishin aftësi të mira edhe në ndërtimin e anijeve dhe pikërisht sikurse tregon historiani grek Polybi, ilirët ndërtuan plot 100 të tilla me kërkesë të Filipit V, në vitin 216 para Krishtit.

E pra, që të krijosh kushtet për ta shijuar jetën padyshim që duhet të kesh edhe prirje apo zgjuarsi që krijojnë standardin, cilësi të cilat padyshim që nuk ju kanë munguar Ilirëve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si e shijonin jetën Ilirët dhe ku ndryshonin me grekët e lashtë?
Si e shijonin jetën Ilirët dhe ku ndryshonin me grekët e lashtë?
Si e shijonin jetën Ilirët dhe ku ndryshonin me grekët e lashtë?
https://1.bp.blogspot.com/-DX_aTH8UUdY/WmYp5ydguSI/AAAAAAAAP1k/lkAESKLU2G4B2Xm2cjtmVjULmkQH_ecJwCLcBGAs/s640/4-69-640x480.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-DX_aTH8UUdY/WmYp5ydguSI/AAAAAAAAP1k/lkAESKLU2G4B2Xm2cjtmVjULmkQH_ecJwCLcBGAs/s72-c/4-69-640x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/si-e-shijonin-jeten-iliret-dhe-ku.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/si-e-shijonin-jeten-iliret-dhe-ku.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy