Si u tradhëtua Skenderbeu nga më besnikët e tij?

Një nga figurat qendrore të gjithë historisë së vendit e popullit tonë është cilësuar me plot meritë, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Mbi veprimtarinë ushtarake dhe aftësitë e tij janë prodhuar dokumente e libra të shumtë. Historianë vendas e të huaj, kronikanë e letrarë të kohës së atëhershme kanë shkruar e dëshmuar mbi bëmat e Skënderbeut.

Mbi këtë figurë që i bëri ballë një Perandorie të tërë mund të siç ishte Perandoria Osmane, mund të flasësh pafund. Mund të hulumtosh e prodhosh duke nisur që prej prejardhjes së tij (familja e Kastriotëve), rritjes, pregatitjes, edukimit dhe formimit të tij në oborrin e Sulltanit, rikthimin e tij në Krujë në vitin 1443, bashkimin e princërve shqiptarë të asaj kohe nën drejtimin e tij, betejat e shumta, aleancat me personalitete të kohës si Huniadi, Alfonsi V, Papën e Romës, etj.

Ky shkrim ka për qëllim, mes të tjerash, informimin dhe pasqyrimin e betejave të Skënderbeut pas rikthimit të tij në Krujë.

Në 2 mars të vitit 1444, Skënderbeu bashkoi në Lezhë në një Kuvend, të gjithë princat shqiptarë të kohës. Aty mes të tjerash u vendos krijimi i një ushtrie komandant i së cilës do ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Betejën e parë kundër Perandorisë Osmane, Skënderbeu e zhvilloi në fushën e Torviollit (në Dibër), të cilën e fitoi. Kjo betejë u zhvillua në 29 qershor 1444. Në këtë betejë dëshmohet se Skënderbeu e rreshtoi ushtrinë e tij në formë harku të ndarë në tre grupime ku nëkrye të çdo grupimi qëndronte kalorësia. Në këtë betejë Skënderbeu u ndihmua nga njerëzit e tij besnikë si:Vrana Konti, Tanush Topia, Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti (nipi i Skënderbeut).

Burimet dëshmojnë edhe për dy beteja të Skënderbeut me osmanët, njëra në vjeshtë të viti 1445 dhe tjetra në vitin 1447, të zhvilluara përkatësisht në Mokër dhe Oranik të Dibrës. Edhe në këto dy beteja Skënderbeu arriti të dalë fitimtar ndaj ushtrisë osmane.

Betejën e radhës kundër osmanëve, Skënderbeu do e zhvilloj në qershor të vitit 1448 ku një ushtri osmane me sulltan Muratin II në krye do rrethojë kështjellën e Sfetigradit. Kështjella mbrohej nga Pjetër Perlati mirpo megjithë ndihmën e ofruar nga Skënderbeu jashtë kështjellës, Osmanët arritën të gjenin kanalin që furnizonte me ujë kështjellën dhe e prishën atë. Kjo bëri që kështjella të bjerë në duart e osmanëve me anë të një marrëveshjeje. Kështu Pjetër Perlati dhe ushtria e tij do linin kështjellën por me kusht që ushtria osmane të mos i pengonte ato. Kjo ishte një humbje.

Në korrik të vitit 1450 Sulltan Murati II, i cili kishte marrë me vete edhe të birin e tij Mehmeti II, sulmoi me ushtrinë e tij, Krujën. Ky ishte i pari nga tre rrethimet që do pësojë Kruja. Terreni dhe taktika e përdorur nga Skënderbeu bënë që pas një rrethimi të gjatë, në tetor të vitit 1450 sulltan Murati II të linte Krujën pa arritur dot ta merrte këtë kështjellë.

Në këtë periudhë ushtria Osmane kishte nën kontrollin e saj Beratin. Skënderbeu së bashku me princat e tjerë dhe ushtrinë e tij kërkuan çlirimin e këtij qyteti. Kështu në vjeshtë të vitit 1455 u zhvillua beteja për Beratin. Fillimisht komandanti i kështjellës i kërkoi Skënderbeut dy javë kohë për largimin prej andej duke e liruar kështu pa luftë kështjellën e Beratit. Mirpo kjo rezultoi një dredhi, së cilës iu shtua edhe tradhëtia e Moisi Golemit. Kështu përforcime të ushtrisë turke u lanë të futen në Berat kjo pasi Moisi Golemi braktisi luftimet dhe vetë u largua në oborrin osman.

Kjo ishte një humbje e rëndë për Skënderbeun.

Një tjetër betejë është ajo e Ujit të Bardhë e ndodhur në vitin 1457. Ushtria Osmane e drejtuar nga Hamza Kastrioti i cili e kishte tradhëtuar Skënderbeun (Skënderbeu ishte bërë me djalë ndaj Hamzait iu shua e drejta për të marrë postin e drejtuesit pasi atë do e trashëgonte i biri) u shpartallua. Hamza Kastrioti u burgos në brigjet e Italisë, më pas u lejua të shkojë në Turqi.

Ndërkohë në vitin 1465 një tjetër shqiptar (arbër) si Ballaban Pasha do vihej në luftë kundër ushtrisë së Skënderbeut. Megjithëse Ballaban Pasha e njihte mirë terrenin ai sërish nuk mundi dot tja dalë kundër ushtrisë së Skënderbeut.

Në vitet 1466 dhe 1467 ndodhin edhe dy rrethimet e tjera të Krujës. Pavarësisht përpjekjeve të sulltan Mehmetit të II, Kruja nuk u mor.

Nga gjithë këto sa u parashtruan më lart lind natyrshëm pyetja, si mundet t’i bëhej ballë një Perandorie siç ishte ajo Osmane?

Historianët e justifikojnë këtë me disa argumente. Së pari përdorin elementin e terrenit, pra terreni i thepisur, malor, ndihmonte Skënderbeun që t’ja dilte kundër Osmanëve. Po ashtu edhe aftësitë e tij si strateg i zoti që ishte stërvitur në oborrin e Sulltanit. Një tjetër arsye është fakti se në këtë periudhë për të cilën po flasim, “arti” i fortifikimit dhe mbrojtjes ishte zhvilluar shumë, kjo si pasojë e luftërave të shumta që zhvilloheshin. Po ashtu ndihmat që iu ofruan Aleancat me Huniadin e Hungarisë dhe Alfonsin V të Napolit etj, ndikuan për mirë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si u tradhëtua Skenderbeu nga më besnikët e tij?
Si u tradhëtua Skenderbeu nga më besnikët e tij?
Si u tradhëtua Skenderbeu nga më besnikët e tij?
https://4.bp.blogspot.com/-nUNY-XJ_rfA/Wk0bUlICoLI/AAAAAAAAN44/CIeyZ21KXgYxNK9gWqjNuGHjUINIPK1qgCLcBGAs/s640/skenderbeu-2-640x357%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-nUNY-XJ_rfA/Wk0bUlICoLI/AAAAAAAAN44/CIeyZ21KXgYxNK9gWqjNuGHjUINIPK1qgCLcBGAs/s72-c/skenderbeu-2-640x357%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/si-u-tradhetua-skenderbeu-nga-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/si-u-tradhetua-skenderbeu-nga-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy