Sondazhi botëror: Shqipëria, vendi më pak fetar në Ballkan

Ndonëse feja mbetet e fuqishme në rajonin e Ballkanit sipas një sondazhi botëror, Shqipëria dallon nga vendet e tjera me një përqindje më të ulët të popullatës që e konsideron veten si të përkushtuar ndaj një feje.

Nga Marcus Tanner

Një anketim i ri, i cili bazohet në tre sondazhet të WIN/Gallup International, publikuar në median Telegraph të Britanisë së Madhe tregon se ballkanasit janë më fetarë se homologët e tyre në Europën Perëndimore.

Anketimi, i cili ka analizuar tre sondazhe të marra gjatë disa viteve dhe i ka kthyer ato në një hartë të botës, sugjeron se feja mbetet një faktor më i fuqishëm në mendjet e njerëzve dhe në shoqëri, në të gjitha vendet ish-komuniste të rajonit të Ballkanit, me përjashtime të pjesshme të Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Kosova, Maqedonia dhe Rumania rezultojnë të jenë shoqëritë më fetare dhe të vetëdijshme për këtë në rajon dhe në Europë; ku 88% e njerëzve në Maqedoni, 83% në Kosovë dhe 77% në Rumani e konsiderojnë veten besimtarë.

Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia pasojnë me 70% deri 72% të popullatës së tyre që e konsiderojnë veten si besimtarë. Bosnja vjen më pas me 65%.

Bullgaria mbetet disi mbrapa, me vetëm 52% të popullatës atje që e sheh veten si besimtar.

Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit me një sjellje të “stilit perëndimor” ndaj fesë – ku vetëm 39% e popullatës e konsideron veten fetar, e njëjta përqindje si Austria dhe Hungaria dhe pak më shumë se Spanja (37%).

Në Europën Perëndimore, Italia, kryeqendra e Kishës Katolike është i vetmi vend ku shumica dërrmuese e popullatës e konsideron veten besimtare – 74%.

Në vende të tjera shifrat priren të jenë më të ulëta – 30% në Mbretërinë e Bashkuar, 26% në Holandë dhe 34% në Gjermani.

Veriu i Europës është veçanërisht jo-fetar. Vetëm 16% të estonezëve kanë ndjesi fetare, 19% e suedezëve dhe 21% e norvegjezëve.

Panorama është më e përzier në Europën Qendrore dhe varion nga 86% në Poloni në vetëm 23% në Republikën Çeke.

Në vende të tjera të botës, në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore vendet priren të jenë shumë fetare, shifra që variojnë përgjatë viteve.

Azia është gjithashtu shtëpi e dy shoqërive më pak fetare në botë, Kinës dhe Japonisë, ku vetëm 7% dhe 13% e popullatës rrëfejnë se kanë ndjesi fetare.

Sondazhi u prodhua për të shënuar Ditën Botërore të Fesë, 14 janarin./BIRN/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sondazhi botëror: Shqipëria, vendi më pak fetar në Ballkan
Sondazhi botëror: Shqipëria, vendi më pak fetar në Ballkan
Sondazhi: Shqipëria, vendi më pak fetar në Ballkan
https://2.bp.blogspot.com/-4wmQ_GvG6po/Wl4UzRE2WBI/AAAAAAAAPJ8/otHfoqw5Cqki7lvDx6mOp1VrNPDNKOyuQCLcBGAs/s640/papa-fran%25C3%25A7esku-10.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-4wmQ_GvG6po/Wl4UzRE2WBI/AAAAAAAAPJ8/otHfoqw5Cqki7lvDx6mOp1VrNPDNKOyuQCLcBGAs/s72-c/papa-fran%25C3%25A7esku-10.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/sondazhi-boteror-shqiperia-vendi-me-pak.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/sondazhi-boteror-shqiperia-vendi-me-pak.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy