Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë, ja karakteristikat

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën

Ardit Rada/ Oltion Rrumbullaku

Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.

Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa.

Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm.

Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.

Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori.

Për rastin e Shqipërisë Studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull. Më poshtë është pjesa ku përmendet Shqipëria, ndërkohë që ajo nuk mungon në tabelat ilustruese dhe në shifra. “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë.

Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit.

Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara.

Për më tepër, individët Grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur Maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.” Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje.

Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor… “…Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh.

Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve.

Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike.

Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë.

Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golëm të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone.

Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve.

Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”

Portret shqiptari dhe greku Portret shqiptari dhe greku – grafikë e Dominique Papety. Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847.

Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafke Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua.

E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë.

Në parathënien e librit, botuesi Ismail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.

Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht’ paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji.

Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”

Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër Studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të Ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.

Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që Italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë 4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik” Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime.

Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:

a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,

b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).

Këto tipare mbizotëruese janë:

1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.

2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme.

3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët.

4 – Shtati i shkurtër ose mesatar.

Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë. Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë, ja karakteristikat
Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë, ja karakteristikat
Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë, ja karakteristikat
https://3.bp.blogspot.com/-Fnnsz_HQ3M4/WlJOOov_dhI/AAAAAAAAOWg/6j17RTh8Ecw7iiUITQqnVSMq8HlJpbhZACLcBGAs/s640/shkodra-ushtare-fototeka-640x366.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Fnnsz_HQ3M4/WlJOOov_dhI/AAAAAAAAOWg/6j17RTh8Ecw7iiUITQqnVSMq8HlJpbhZACLcBGAs/s72-c/shkodra-ushtare-fototeka-640x366.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/studimi-gjenetik-i-universitetit-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/studimi-gjenetik-i-universitetit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy