Tërbohen maqedonasit, kërkojnë nga presidenti Ivanov bllokimin e gjuhës shqipe

Akademikë maqedonas, organizata të diasporës dhe parti opozitare të së djathtës i bënë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov të vendosë veton kundër ligjit të ri për gjuhën shqipe i miratuar të enjten, me pretendimin se ai është antikushtetues dhe kundër interesave kombëtare.

Në një letër të hapur, anëtarët e rëndësishëm të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Katica Kjulafkova, Gordana Siljanovska and Simona Madzoska thanë se ligji vë në rrezik statusin kushtetues të gjuhës maqedonase, duke njohur dygjuhësinë dhe një lloj identiteti dykombësh.

“Është shumë e nevojshme që Presidenti Ivanov të përdorë veton e tij të paktën një herë, jo për të treguar pushtetin e tij, por në emër të sundimit të ligjit”, shkruajnë tre profesorët, që njihen për kundërshtinë e tyre ndaj ligjit për gjuhën shqipe.

Gjithashtu, organizata Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë bëri një kërkesë të ngjashme. Ndërkaq, partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE, deputetët e të cilës nuk morën pjesë në votim e kanë quajtur ligjin antikushtetues.

Kabineti i Presidentit tha se ligji kishte mbërritur tashmë në tryezën e Ivanovit, i cili ka 7 ditë kohë për të vendosur nëse do ta firmosë ose jo. Nëse ai vendos për “jo” Parlamenti duhet ta votojë edhe një herë për atë dhe nëse miratohet sërish, ai do të dekretohet automatikisht, pa nevojën e firmës së kreut të shtetit.

Në këtë rast, e vetmja mënyrë për ta anuluar ligjin, ose disa pjesë të tij do të jetë përmes apelimit në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë fjalimit të tij në Parlament për vitin e ri, Ivanov sugjeroi se mund të vinte veton mbi ligjin, për të cilin tha se nuk është një kërcënim për gjuhën maqedonase, por rrezikon unitetin e vendit.(TCH)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tërbohen maqedonasit, kërkojnë nga presidenti Ivanov bllokimin e gjuhës shqipe
Tërbohen maqedonasit, kërkojnë nga presidenti Ivanov bllokimin e gjuhës shqipe
ërbohen maqedonasit, kërkojnë nga presidenti Ivanov bllokimin e gjuhës shqipe
https://1.bp.blogspot.com/-2Tjn5wrf3uk/Wlmngxq7QxI/AAAAAAAAO2w/HG_FLQV2q30UgOYphDYu7Qpv1wCp-GMZQCLcBGAs/s640/ivanov-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-2Tjn5wrf3uk/Wlmngxq7QxI/AAAAAAAAO2w/HG_FLQV2q30UgOYphDYu7Qpv1wCp-GMZQCLcBGAs/s72-c/ivanov-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/terbohen-maqedonasit-kerkojne-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/terbohen-maqedonasit-kerkojne-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy