Tërbohet Rusia: Akuza Ramës për ligjin e gjuhës shqipe, po krijon Shqiperine Etnike

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rolin e Partisë Socialiste në miratimin e ligjit që e bën gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë, kanë shkaktuar një reagim të fortë të qeverisë ruse. Ministria e Jashtme Ruse thotë se veprimet e qeverisë së Tiranës janë vazhdimësi e platformës së saj dhe i shërbejnë ambicies së ‘Shqipërisë së Madhe’.

Ç’ka, sipas Moskës, rrezikon territorin e disa vendeve në rajon. Dhe në mënyrë të veçante, thuhet në deklaratën që përmend edhe ndihmën e qeverisë së Partisë Socialiste për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ligji maqedonas i gjuhës, do të provokonte përplasje etnike në Ballkan.

“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama për të vazhduar promovimin e Platformës famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai kontribuoi në hartim. Zbatimi i këtij dokumenti do të shkatërronte themelet kushtetuese të shtetit maqedonas dhe kornizën e Marrëveshjes së Ohrit, duke provokuar përplasje të reja etnike në Ballkan.

Këto zhvillime të reja janë në përputhje të plotë me ambiciet e përhapura gjerësisht për Shqipërinë e Madhe, që rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit. Ne i japim rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime të tilla duhet të merren vetëm mbi bazën e marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe me një konsensus të gjerë në shoqërinë e tij”.

Siç duket në deklaratë, reagimi i Rusisë në thelb të saj ka miratimin e ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë. Qëndrim ky që vjen vetëm pak orë pas presidenti maqedonas, Ivanov, refuzoi ta dekretonte ligjin. Shumica në pushtet në vendin fqinj e ka bërë të qartë se do ta rrëzojë dekretin e presidentit. Ndërsa Tirana zyrtare nuk e ka mohuar kontributin e saj në bashkimin e faktorit shqiptar dhe daljen e tij me një qëndrim të përbashkët përsa i përket respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Vetë Kryeministri e quajti miratimin e ligjit një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tërbohet Rusia: Akuza Ramës për ligjin e gjuhës shqipe, po krijon Shqiperine Etnike
Tërbohet Rusia: Akuza Ramës për ligjin e gjuhës shqipe, po krijon Shqiperine Etnike
https://1.bp.blogspot.com/-mZZN61jwX_M/WmC59SxcRkI/AAAAAAAAPWo/VJHO9R_TvQUvZ4hj61Va7Cb5ts5wuyS3ACLcBGAs/s640/170110_putinglasses.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-mZZN61jwX_M/WmC59SxcRkI/AAAAAAAAPWo/VJHO9R_TvQUvZ4hj61Va7Cb5ts5wuyS3ACLcBGAs/s72-c/170110_putinglasses.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/terbohet-rusia-akuza-rames-per-ligjin-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/terbohet-rusia-akuza-rames-per-ligjin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy