“The Guardian”: Shqipëria mes 20 sfidave më të mira të udhëtimeve të aventurës për 2018

Shqipëria është renditur nga Gazeta e njohur britanike “The Guardian”, ndërmjet 20 vendeve ku mund të zhvillohet turizmi i udhëtimeve të aventurës.

“Ylli i Shqipërisë është në rritje, me më shumë udhëtarë që çdo vit dëshirojnë të eksplorojnë thesaret e saj, siç janë Alpet në veri dhe plazhet e bukura të bardha të jugut”, shkruan ‘The Guardian.’

Gazeta britanike shkruan më tej se “agjencia e udhëtimeve ‘Frontiers Wild’ sugjeron dy aventura të reja për grupet turistike, nga një në çdo skaj të vendit. Në paketën tetëditore në jug të vendit, ecjet përgjatë bregdetit dhe shtigjeve malore e çon grupin drejt Rivierës Shqiptare, qyteteve otomane dhe parkut kombëtar të Butrintit”.

Ndër vendet e tjera që “The Guardian” përmend janë edhe Greqia, Bullgaria, Ishujt Azore, Suedia, Majorka, Britania e Madhe, Kuba, SHBA, Italia, Spanja, etj.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor të Shqipërisë.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “The Guardian”: Shqipëria mes 20 sfidave më të mira të udhëtimeve të aventurës për 2018
“The Guardian”: Shqipëria mes 20 sfidave më të mira të udhëtimeve të aventurës për 2018
“The Guardian”: Shqipëria mes 20 sfidave më të mira të udhëtimeve të aventurës për 2018
https://3.bp.blogspot.com/-uHDVBs0UcLw/WmixIsadNvI/AAAAAAAAQFI/z46-fJFNsAsVWZPA-FkgubfQP4ZzwqjhwCLcBGAs/s640/s-3.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-uHDVBs0UcLw/WmixIsadNvI/AAAAAAAAQFI/z46-fJFNsAsVWZPA-FkgubfQP4ZzwqjhwCLcBGAs/s72-c/s-3.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/the-guardian-shqiperia-mes-20-sfidave.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/the-guardian-shqiperia-mes-20-sfidave.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy