Thesari i vendbanimit të Lleshanit në Elbasan. Lidhja me Perëndeshën Diana Candeviensis

Lleshani në Elbasan është një nga vendbanimet më të hershme ilire. Jeta aty daton në periudhën e bronzit të vonë dhe ka vazhduar pa ndërprerje për 1000 vjet nga shekulli i XII para erës sonë deri në shekullin II të erës sonë.

Fakte të periudhës së hekurit vërtetohen nga gjetja e elementëve të kulturës materiale e përbashkët me të gjitha fiset ilire që popullonin territorin e vendit tonë. Lleshani ndodhet në zonën e Shpatit në Elbasan.

Materialet qeramike janë mjaft të larmishme dhe mishërojnë, si elementë nga jugu, ashtu edhe nga veriu, çfarë dëshmon se vendbanimi i Lleshanit në Elbasan ishte një qendër e rëndësishme e cila ndërlidhte këto dy kultura.

Por zhvillimin më të lartë Lleshani e njeh në periudhën qytetare ilire. Ndonëse nuk u kthye në një qendër e mirëfilltë urbane, materiali i gjetur arkeologjik dëshmon se Lleshani ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe qendër kulti.

Si dëshmi për këtë shërbejnë një numër i madh monedhash dhe terrakotash të gjetura në këtë vend e që imitojnë kokën e lopës.

Por mjaft i rëndësishëm është zbulimi i një thesari me 3000 copë monedha të cilat ishin vendosur në dy enë bronzi në formë kanash të ruajtura mirë e që, veç aspektit historik, kanë edhe vlera artistike. Datën e fshehjes së thesarit e përcakton një monedhë romake që i përket vitit 61 para erës sonë.

Sa i përket fshehjes së thesarit ekzistojnë mendime të ndryshme. Sipas një versioni ato u fshehën pikërisht në kohën kur po zhvillohej luftë e ashpër për pushtet mes Çezarit dhe Pompeut për të kapur postin e Perandorit të Romës. Siç dihet historikisht, përleshjet e përgjakshme mes rivalëve u zhvilluan në tokat ilire dhe për këtë motiv mendohet se u fsheh edhe thesari.

Sipas versionit të dytë fshehja e thesarit lidhen me kryengritjen e fisit ilir të Parthinëve i cili e ushtronte aktivitetin e tij pikërisht në trevën mes Elbasanit, Shpatit, Dumresë dhe Beratit.

Por autorë të tjerë mendojnë se nuk përjashtohet mundësia që thesari të jetë fshehur edhe për motive fetare.

Vendbanimi i Lleshanit mund të konsiderohet edhe si vendbanim në natyrë për kultet dhe që lidhet me atë të perëndive të cilat ishin karakteristikë për fiset ilire.

Pikërisht në këtë vend mendohet se kryhej riti i kultit të respektimit të blektorisë ngaqë zona ka qenë shumë e begatë në këtë drejtim dhe kjo shpjegohet edhe me portretin e lopës në monedhat e gjetura. Ky kult lidhet me nderimin që i bëhej Perëndeshës Dianë (Artemisës) për blektorinë. Burimi historik citon “Dianën e Kandavëve”, e cila e kishte marrë këtë prapashtesë për shkak të rrugës Kandavi që kalonte në malet e Polisit në drejtim të Maqedonisë. Lleshani ishte pika perëndimore e Kandavisë nga ku lidhej jugu, veriu, lindja dhe perëndimi njëkohësisht./infoelbasani.al

Fatos Salihu/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thesari i vendbanimit të Lleshanit në Elbasan. Lidhja me Perëndeshën Diana Candeviensis
Thesari i vendbanimit të Lleshanit në Elbasan. Lidhja me Perëndeshën Diana Candeviensis
https://4.bp.blogspot.com/-KwfAp56syj4/Wk5qdgjYH9I/AAAAAAAAOB0/khgf9q4qx88svoncSXUyJFMkRnNvRevswCLcBGAs/s640/Thesari.PNG1_.png
https://4.bp.blogspot.com/-KwfAp56syj4/Wk5qdgjYH9I/AAAAAAAAOB0/khgf9q4qx88svoncSXUyJFMkRnNvRevswCLcBGAs/s72-c/Thesari.PNG1_.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/thesari-i-vendbanimit-te-lleshanit-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/thesari-i-vendbanimit-te-lleshanit-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy