Tifozët vendosin veto, bllokojnë transferimin e Kaçes tek APOEL për shkak të… UÇK-së

Edhe pse udhëtoi sot drejt Qipros për të nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me APOEL Nikosia, në formë huazimi nga PAOK-u, klubi qipriot duket se është “mbytur” në vendimmarrjen përfundimtare për shkak të reagimeve të tifozëve të ekipit. Pavarësisht nga dëshira e trajnerit George Donis për ta marrë futbollistin shqiptar, gjërat janë ndërlikuar shumë në momentin final, duke prapësuar gjithçka. Mesfushori 25-vjeçar ka marrë tashmë rrugën e kthimit prapa për në Selanik me shpresën e gjetjes së një stacioni të ri në karrierën e tij, teksa Panathinaikos është gjithmonë brenda mundësive, por edhe PAS Giannina. Arsyeja përse tifozët e APOEL-it reaguan me forcë kundër blerjes së Ergys Kaçes është fotoja e mesfushorit shqiptar me bluzën e UÇK-së, gjatë një grumbullimi me kombëtaren kuqezi, çka u karakterizua nga politizimi i mëparshëm politik në Greqi, ku çështjet kombëtare të atdheut të tij nuk honepsen dot.

Mesa duket, kjo gjë e ka penalizuar korçarin edhe në Qipro, ku shpresonte të vijonte të luante lojën e tij të dashur. Tifozët e APOEL kanë qenë kategorikë kundër ardhjes së shqiptarit, duke kërcënuar klubin e tyre në rast të marrëveshjes së proklamuar me Kaçen. Ata kanë nxjerrë si shkak foton e vjetër të 25-vjeçarit kuqezi, kur pozonte me bluzën e UÇK-së, që për ta do të thotë “Shqipëria e Madhe”. Trajneri grek i APOEL, George Donis, kishte sugjeruar blerjen e Ergys Kaçes, duke njohur mirë aftësitë e tij si futbollist, por klubi është vënë me “shpatulla për muri” nga i ashtuquajturi “lojtari i 12-të”. Kësisoji, bie poshtë transferimi i mesfushorit të PAOK-ut në “Ishullin e Afërditës”, ku në fakt kanë luajtur dhe vijojnë të aktivizohen jo pak futbollistë shqiptarë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tifozët vendosin veto, bllokojnë transferimin e Kaçes tek APOEL për shkak të… UÇK-së
Tifozët vendosin veto, bllokojnë transferimin e Kaçes tek APOEL për shkak të… UÇK-së
Tifozët vendosin veto, bllokojnë transferimin e Kaçes tek APOEL për shkak të… UÇK-së
https://1.bp.blogspot.com/-sfnBOr3Jeng/WnHpMhqNdpI/AAAAAAAAQ6I/M6TP8_0C884vI0Tg4mV7eyzH8_TerKNuwCLcBGAs/s640/358972_TS_30-01-18_5024430176_.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-sfnBOr3Jeng/WnHpMhqNdpI/AAAAAAAAQ6I/M6TP8_0C884vI0Tg4mV7eyzH8_TerKNuwCLcBGAs/s72-c/358972_TS_30-01-18_5024430176_.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tifozet-vendosin-veto-bllokojne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tifozet-vendosin-veto-bllokojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy