Tronditet peshëngritja! Romela Begaj del sërisht pozitive në testet antidoping

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një bisedë telefonike për Top Channel këmbënguli në pafajësinë e peshëngritëses, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryejë edhe testin B. Sipas tij, Begaj rezulton e dyshuar për doping për substancën stanazolol, e njëjta me të cilën ajo rezultoi pozitive edhe në testet antidoping të 2014 pas Botërorit të Kazakistanit.

Gjoza theksoi se Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të bëjë një prononcim në lidhje me këtë çështje vetëm pasi të ketë marrë në dorëzim përgjigjet e testit B të Begajt.

Ndërkaq, në muajin nëntor, pak ditë përpara nisjes së sportistëve drejt SHBA u organizuan dy kontrolle antidoping nga ana e Ministrisë së Sporteve dhe Begaj, e cila stërvitet jashtë Shqipërisë, nuk ishte e pranishme në këto testime, që gjithsesi u konsideruan të pavlefshme nga trajneri Zef Kovaçi.

Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh. Nëse testi B konfirmon përgjigjen e parë, atëherë dënimi për të, por edhe për vetë Federatën e Peshëngritjes, do të jetë shumë i rëndë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tronditet peshëngritja! Romela Begaj del sërisht pozitive në testet antidoping
Tronditet peshëngritja! Romela Begaj del sërisht pozitive në testet antidoping
Tronditet peshëngritja! Romela Begaj del pozitive në testet antidoping
https://4.bp.blogspot.com/-zAzgQL0J2tg/Wl4E2CP3KjI/AAAAAAAAPIY/K79X2mhhXGgXy9-KVTTg2k4rWMrzCszLACLcBGAs/s640/romela-780x439-770x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-zAzgQL0J2tg/Wl4E2CP3KjI/AAAAAAAAPIY/K79X2mhhXGgXy9-KVTTg2k4rWMrzCszLACLcBGAs/s72-c/romela-780x439-770x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tronditet-peshengritja-romela-begaj-del.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tronditet-peshengritja-romela-begaj-del.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy