Turistët, pas polakëve Shqipëria këtë vit e preferuar nga ...!

Në 2017-n ishin polakët ata që “zbuluan” Shqipërinë. Agjencitë polake prenotuan që në dimër hotelet në Golem dhe në verë turistët zbarkuan në bregdetin shqiptar. Sipas INSTAT, për periudhën janar nëntor, Shqipërinë e vizituan 115 mijë polakë, me një rritje të ndjeshme prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ardhja e turistëve polakë nxiti dhe hotelet të bashkëpuninin dhe të fillonin dhënien e ofertave “all inclusive” (të gjitha të përfshira).

Interesi nga Europa Qendrore për të prenotuar në Shqipëri edhe këtë vit ka qenë i lartë. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menager i Happy Tours, pohon për Monitor se Kanë vijuar të prenotojnë çekët, sllovakët, shtetas nga vendet skandinave. Vihet re një numër në rritje i ukrainasve. Krahasuar me një vit më parë, ka rritje të prenotimeve në tërësi me 40%. Sipas z.Kasa, 90% e kapacitetit të hoteleve janë rezervuar që tani.

Një tjetër agjenci që ka hyrë këtë vit në tregun shqiptar është Alpitours nga Italia, e cila pritet të sjellë italianë, kryesisht në jug të vendit.

Por, interesi i lartë i turistëve nuk po gjen të njëjtën përgjigje nga  institucionet shtetërore.

Kasa thotë se problemi më i madh që kanë partnerët turistikë të Shqipërisë është infrastruktura. “Kjo infrastrukturë konsiston në rrugë me pluhur me baltë, me tregtarë ambulantë që shesin nëpër tezga. P.sh., zona e Golemit momentalisht është në një gjendje katastrofike, është hapur rruga, balta është e madhe. Europianoqendrorët që vijnë në këtë zonë, këtë vit do të mërziten n.q.s. do të shohin që nuk është bërë asgjë nga viti i kaluar”, pohon ai.

Sipas INSTAT, për 11 mujorin 2017, në Shqipëri hynë gjithsej 4.86 milionë shtetas të huaj, (me një rritje prej 7.8% me bazë vjetore), gjysma e të cilëve ishin për qëllime turistike.

Dukuria më tipike e vitit të kaluar ishte rënia e dukshme e turistëve nga Kosova, me 20%, apo rreth 400 mijë turistë më pak, si një dëshmi se problemet afatgjata të turizmit shqiptar herët a vonë do të ndikojnë negativisht dhe tek turistët e rinj, që sapo e kanë zbuluar Shqipërinë.

Për 11 mujorin, rritje të dukshme, përveç polakëve shënuan dhe italianët (40.7%), gjermanët (45.9%), maqedonasit (13.6%), anglezët (26%), grekët (21.1) etj. (marrë nga Monitor)

turistet
(Tabela me hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Turistët, pas polakëve Shqipëria këtë vit e preferuar nga ...!
Turistët, pas polakëve Shqipëria këtë vit e preferuar nga ...!
https://3.bp.blogspot.com/-iT39h4p6sJM/Wk5O1aoEaMI/AAAAAAAAN-o/Q699hdLoxugOYWGQq6TaRDWLwfktfdkhgCLcBGAs/s640/318805_m.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-iT39h4p6sJM/Wk5O1aoEaMI/AAAAAAAAN-o/Q699hdLoxugOYWGQq6TaRDWLwfktfdkhgCLcBGAs/s72-c/318805_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/turistet-pas-polakeve-shqiperia-kete.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/turistet-pas-polakeve-shqiperia-kete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy