Vendimi/ Ja si do të zhdoganohen makinat e përdorura prodhim para vitit 2008

Të gjithë ata që do të zhdoganojnë një makinë të përdorur të prodhuar para 2008-s, në rast se paraqesin një faturë jokorrekte me vlerë minimale, dogana për zhdoganim do të përdorë çmimet referencë.

Shefi i sektorit të Vlerësimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Oltion Kuke, në intervistën për gazetën thotë se udhëzimi i Ministrisë së Financave, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore” rinovon metodologjinë, ndërsa çmimet e referencës mbeten të pandryshuara. Eksperti i Doganave thotë se për çdo rast zhdoganimi mjetesh të importuara, doganat iu referohen transaksioneve. Sipas Kukes, në rast se lindin dyshime të arsyeshme.

Sipas Kukes, në rast se lindin dyshime të arsyeshme se nuk janë reale, për mjetet para 2008-s, detyrimi doganor i TVSH-së llogaritet mbi çmimet referencë, ndërsa pas këtij vit prodhimi, përdoren të dhënat e certifikuara të buletinit “Quattroroute”.

Prej dy ditësh ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”. Cili është qëllimi i miratimit të tij për procedurat e zhdoganimit të makinave të importuara?

Udhëzimi “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore” rinovon vetëm metodologjinë e zhdoganimit, pasi mjetet vjetrohen, ndërsa çmimet e referencës për vlerësimin e automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletinin “Quattroroute”, mbeten të pandryshueshme. Rinovimi i metodologjisë bëhet për të mbrojtur të ardhurat doganore. Ndërsa, në publikimin e buletinit “Quattroroute” të dhënat për makinat, të prodhuara në 10 vitet e fundit, rinovohen çdo 6 muaj. Edhe në vitin 2019, që do të jetë viti i fundit i 2009-s, makina me cilindrat 1400 cc do të ketë vlerën e referencës 130 mijë lekë.

Duke iu referuar udhëzimit, si do të kryhet zhdoganimi i makinave të importuara?

Gjithkush që vjen në doganë dhe kërkon të zhdoganojë një automjet të importuar duhet të ketë një faturë, se kur e ka blerë mallin, aktin e shitblerjes apo një dokument tjetër që vërteton blerjen e mallit. Këto janë dokumentet shoqëruese që dorëzohen në doganë. Mbi bazën e këtyre dokumenteve, dogana shqyrton rrethanat në të cilat është kryer transaksioni, profilizimi i riskut dhe nëse ka dyshime, kërkohen dhe shqyrtohen dokumentacione shtesë. Pra, fillimisht verifikohet transaksioni dhe nëse qytetari paraqet një faturë për blerje të një automjeti të një marke që kushton 32 mijë euro, ky është një çmim bindës. Në këtë rast, dogana nuk i referohet buletinit “Quattroroute”, por llogarit TVSH-në për mallin e blerë. Gjithmonë dokumenti i parë që kontrollohet është fatura. Fatura e automjeteve me vjetërsi mbi 10 vjet, që nuk i përmban buletini “Quattroroute” në të gjitha rastet blihen nga individët dhe jo nëpërmjet transfertave bankare dhe në këto raste lindin dyshime të arsyeshme për çmimin e shitjes. Dogana, për të mos humbur të ardhurat, duke qenë se nuk ka kohë investigimi apo hetimi të qindra e mijëra transaksioneve, nuk vepron më poshtë se çmimet e fiksuara për llogaritjen e detyrimit doganor.

Nëse një qytetar kërkon të zhdoganojë një makinë të prodhuar para 2008-s, por nuk disponon një faturë korrekte transaksioni, si do t’i llogaritet TVSH-ja për zhdoganimin?

Fillimisht, në këtë rast, qytetarit i kërkohet libreza e automjetit, në të cilin reflektohen të gjitha të dhënat. Elementi kryesor është cilindrati i makinës për t’iu referuar çmimit të referencës, të përcaktuar në tabelën e udhëzimit të Ministrisë së Financave. Në rast se makina është me cilindrat 2200 cc, çmimi i referencës për pagesën në doganë është 400 mijë lekë. Pra, vlera e këtij mjeti është 400,000×20% TVSH, detyrimi doganor është 80,000 lekë. Të gjitha këto veprime kryhen në deklaratën doganore. P.sh. për një makinë me cilindrat deri në 1400 cc, vlera doganore është 130 mijë lekë, për makinat mbi 1400 cc deri në 1900 cc, vlera doganore është 200 mijë lekë. Mbi këtë vlerë llogaritet TVSH-ja. P.sh. për një makinë që ka çmim reference 200 mijë lekë, TVSH-ja që do të paguhet do të jetë 40 mijë lekë. Mund të ketë raste që individi mund të vijë me faturë transaksioni me vlerë 2 mijë euro që i korrespondon çmimit referencë, sipas cilindratit.

Zhdoganimi do të kryhet duke iu referuar faturës. Por për të gjitha rastet kur mungon transaksioni, dogana për zhdoganimin përdor çmimet reference, pra, zhdoganimi nuk mund të bëhet me pak se çmimi i referencës. Ky është parimi i zhdoganimit. Pasi qytetari paguan detyrimin doganor, i dorëzohet deklarata doganore dhe mjeti është i zhdoganuar. Pra, ky është i vetmi detyrim që qytetari paguan në dogana, më pas, detyrimet e tjera lindin në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe kolaudimin e mjetit. Pra, çmimet e referencës përdoren vetëm në rast se nuk ekziston transaksioni i blerjes së makinës, apo nuk është i besueshëm për makinat para 2008-s.

Çfarë dokumentacioni duhet t’i dorëzohen doganës për zhdoganimin e makinës së importuar?

Fillimisht, doganieri kërkon faturën e transaksionit dhe dokumentacioni, që përmban librezën e mjetit dhe aktin e shitblerjes, apo dokumentacion tjetër në rast se blerja është kryer nëpërmjet transfertës bankare. Në rast se një qytetar ka blerë një automjet me vlerë 32 mijë euro e paraqitur me faturë, dhe çmimi i referencës në buletin “Quantoranto” është 35 mijë euro, në këtë rast transaksioni i paraqitur është i besueshëm, i qëndrueshëm dhe merret për bazë në llogaritjen e vlerës së zhdoganimit. Pra, në të gjitha rastet, pa përjashtim, që paraqitin në doganë, fillimisht shqyrtohet transaksioni dhe dokumentacioni që paraqitet për mjetin. Besueshmëria mbi transaksionin bën që të merret parasysh ose jo, për të vlerësuar sipas buletinit të “Quantoranto”, ose nëse makina është mbi 10 vjet, do t’i referohemi të dhënave të çmimit të referencës, të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave./Dorina Azo Panorama/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vendimi/ Ja si do të zhdoganohen makinat e përdorura prodhim para vitit 2008
Vendimi/ Ja si do të zhdoganohen makinat e përdorura prodhim para vitit 2008
Vendimi/ Ja si do të zhdoganohen makinat e përdorura prodhim para vitit 2008
https://4.bp.blogspot.com/-idyyzCuRvZA/Wm7ayBt1DUI/AAAAAAAAQpE/aAvOl_2eWeUYY6dKAI8nsCHPJFCblXaDwCLcBGAs/s640/makinaaa-2.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-idyyzCuRvZA/Wm7ayBt1DUI/AAAAAAAAQpE/aAvOl_2eWeUYY6dKAI8nsCHPJFCblXaDwCLcBGAs/s72-c/makinaaa-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vendimi-ja-si-do-te-zhdoganohen-makinat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vendimi-ja-si-do-te-zhdoganohen-makinat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy